LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen rreth 40 persona në Kosovë, nuk zbatuan vendimin për kufizim të lëvizjes

Arrestohen rreth 40 persona në Kosovë, nuk zbatuan vendimin për kufizim të lëvizjes
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar rreth 40 persona, për shkak se nuk kanë respektuar kohën e kufizimit të lëvizjes, nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të vendosur nga Qeveria pas përhapjes së pandemisë së coronavirusit në vend.

Të arrestuarit janë nga qytetet e ndryshme të vendit.


Arrestimet më së shumti janë bërë në Podujevë me nëntë raste, në Gjakovë janë gjashtë dhe 4 raste në Klinë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, për mos respektim të masave të Qeverisë gjatë epidemisë së coronavirusit, tre persona janë arrestuar në Prishtinë, një në Obiliq, nëntë në Podujevë, një në Prizren, tre në Pejë, katër në Klinë, një në Deçan, gjashtë në Gjakovë, tre në Rahovec, dy në Leposaviq, një në veri të Mitrovicës dhe dy në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndalojë qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 17:00 deri në 6:00.

Në Kosovë deri më tani 91 persona janë të prekur me koronavirusin e ri.

Më 22 mars, Kosova ka regjistruar edhe viktimën e parë nga koronavirusi.

Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori