LAJMI I FUNDIT:

OEAK: Autoritetet lokale mund të mbështesin bizneset lokale në kohë të pandemisë

OEAK: Autoritetet lokale mund të mbështesin bizneset lokale në kohë të pandemisë

Pavarësisht situatës kritike në të cilën ndodhet vendi dhe bota, është shumë e rëndësishme që të merret një rol proaktiv në zvogëlimin sa më të madh të dëmeve ekonomike që do të vijnë në të ardhmen.

“Kjo u konkludua sot gjatë një forumi virtual me transmetim direkt të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, me kryetarin e komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin, të cilin e moderoi ndërmarrësi Valon Canhasi nga Hallakate.


Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti u shpreh se krahas efektit shëndetësor të pandemisë globale COVID-19, diskursi duhet të fokusohet domosdoshmërisht edhe në shëndetin ekonomik të vendit, meqë në mungesë të informatave mbi kohëzgjatjen e situatës ekzistojnë gjasa reale për krizë ekonomike.

Sipas tij, kufizimet e veprimtarisë së disa bizneseve, edhe pse si masë preventive e nevojshme, kanë rezultuar në shqetësim të një pjese të madhe të punëtorëve të cilët mbijetesën e familjes e kanë të varur nga rroga që e marrin në sektorin privat”, thuhet në njoftimin për media.

Ahmeti potencoi se pushteti qendror duhet të ia lejojë pushtetit lokal ndryshimin e destinimit të investimeve kapitale në subvencione gjersa theksoi se në këtë fazë Qeveria duhet të kuptojë se nuk është e vetme, dhe të bashkëpunojë me akterë të ndryshëm për të gjeneruar stimuj të ndryshëm ekonomik. Për më tepër, ai sugjeroi që edhe një përqindje e buxheteve të komunave të alokohet në ndihmë ekonomike. Kryetari Ahmeti e përgëzoi punën e Odës Ekonomike Amerikane si dhe odave të tjera për rolin e tyre aktiv në përcjelljen e nevojave të sektorit privat në këto kohë të pazakonta.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë rithekson se përkrahja e sektorit privat është kyçe për mbrojtjen e ekonomisë së vendit, e cila në mënyrë direkte afekton edhe mirëqenien e qytetarëve. Në këtë situatë me shumë të panjohura është esenciale që çdo vendim, e sidomos ata të kontekstit ekonomik të merren me kujdes të shtuar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Ekonomi
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

PlanB
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

CITY College
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Elfije Boletini
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime

Elfije Boletini
Kalo në kategori