Bleacher Report zgjedh 20 lojtarët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë në NBA

Rreth 4500 lojtarë kanë luajtur të paktën një ndeshje në NBA gjatë dekadave të fundit.
Qindra talente, e vështirë për t’u vendosur, pasi ka edhe nga ata që nganjëherë i shpëtojnë kujtesës, por edhe shija, pasi shumë prej njohëseve të basketbollit do të dëshironin që t’i shihni renditjet ndryshe.
Bleacher Report ka provuar ta bëjë një renditje, duke shikuar statistikat, trofetë, impaktin në lojë,por edhe duke u mbështetur në mendimin subjektiv të tyre, transmeton Telegrafi.
Ky medium ka nxjerrë më të mirët që mund t’i shini më poshtë.
20/KARL MALONE | Shënuesi i dytë në historinë e NBA-së, fytyra e basketbollit të viteve ’90, por pa asnjë unazë në gisht (trofe të fituar). Ai është në 20 top, shumë të tjerë nuk janë. Një zgjedhje që do të diskutojë shumë.
19 | CHARLES BARKLEY | Tani ne e njohim atë vetëm për analizat në TV dhe luftimet me Shaquille O’Neal (të cilin do ta gjejmë më lartë në renditje), por Barkley ka qenë një forcë e vërtetë për më shumë se një dekadë në NBA.
18 | JERRY WEST | Të gjithë e dinë atë, por duhet të përsëritet: logoja e NBA është marrë nga një prej gjuajtjeve të tij. Ai është fjalë për fjalë fytyra e ligës për dekada, përveç se është një kampion në çdo aspekt të lojës.
17 | DIRK NOWITZKI | Lojtari më i madh jo-amerikan në historinë e NBA, udhëheqës i Mavericks për 20 vjet dhe gjithmonë në krye. Ai ka një nga karrierat më të gjata në historinë e NBA. Një ikonë.
16 | KEVIN GARNETT | Në nivelin atletik, emocional dhe teknik, një lojtar i jashtëzakonshëm: një simbol për 20 vjet, kampion me Celtics, MVP, lider, All-Star dhe legjendë.
15 | KEVIN DURANT | Një lojtar që mund të ngjitet në pozicione në vitet e ardhshme: një lojtar që nuk ka ekzistuar kurrë më parë, një talent jashtë çdo lloji për çdo mbrojtje të imagjinueshme. Një kombinim i fizikut dhe teknikës që mund ta bëjë atë një lojtar në top-3 për pikët e shënuara në karrierën e tij. Aktualisht është në rrugën e duhur, me dy tituj NBA dhe Finale MVP.
14 | KOBE BRYANT | Ai nuk do ta pëlqente fare këtë renditje (e përpiluar nga Bleacher Report në vitin 2019, para aksidentit tragjik): nuk ka nevojë të renditni tituj dhe triumfe. I jashtëzakonshëm dhe unik.
13 | HAKEEM OLAJUWON | Lojtari i gjatë, por me teknikë dhe rendiment në të dy anët e fushës. Padyshim ndër të parët, sidomos në dekadat e fundit. Sapo Jordan u largua, ai arriti dy titujt në NBA.
12 | DAVID ROBINSON | Robinson para Kobet???”, “Edhe para Olajuëon!!!”: sipas Bleacher Report po, mbi të gjitha për efektivitetin dhe performancën në një nivel statistikor (dhe jo vetëm) gjatë karrierës së tij të gjatë.
11 | OSCAR ROBERTSON | Mbreti i triple-dubble, lojtari që mbi të gjitha ka ditur të interpretojë çdo aspekt të lojës sikur të ishte arma e tij më e mirë.
10 | STEPH CURRY | Askush nuk e ka revolucionarizuar lojën më shumë sesa gjuajtësi më i mirë në historinë e NBA. Tre tituj të fituar, rekordeve dhe gjithçka tjetër… Kjo tregon arsyen e pranisë së tij në TOP 10 të NBA.
9 | WILLT CHAMBERLAIN | Në këtë pikë të renditjes, ajri bëhet i rrallë, për këdo por jo për Wilt. Gjiganti më i madh nga të gjithë në historinë e NBA. 100 pikë në një ndeshje, 50 pikë mesatarja në një sezon e shumë rekorde tjera.
8 | BILL RUSSELL | Bill Russell para Wilt Chamberlain. Vështirë të gjesh fjalë të tjera për lojtarin më të suksesshëm në historinë e ligës.
7 | TIM DUNCAN | A është Spurs #21 më i mirë se Russell dhe Chamberlain? Pak a shumë është si të zgjidhni se a është më i mirë mamin ose babin. Dikush mund të mos ketë dyshime të mëdha për t’iu përgjigjur pyetjes. Për Bleacher Report ky është vendi i tij i duhur.
6 | SHAQUILLE ‘ONEAL | Lojtari më dominues fizikisht në historinë e lojës: Shaq është padyshim një kampion. Ai është në top-10 të të gjitha kohërave, para të gjithë “mjeshtrave” e tjerë të lojës.
5 | LARRY BIRD | Këtu hyni në Olimp (jo se nuk ishim atje më parë), por me të vërtetë arrini në thelb të basketbollit: lojtari i Celtics hyn në top-5, i cili njihet si një nga ata që e kanë ndryshuar fytyrën dhe konceptin basketbollit.
4 | MAGIC JOHNSON | Buzëqeshja e tij, pasazhet e tij, historia e tij, sukseset e tij: nëse NBA është bërë një ligë globale i detyrohet ndeshjeve të tij dhe mënyrës së tij unike të të luajtur në fushë. Shumë triumfe në parket, tituj dhe çmime të fituara. Magic Johnson është “Showtime”.
3 | KAREEM ABDUL-JABBAR | Në podium mund të përfundonin shumë prej emrave që i lexuar tashmë, por vështirë se dikush do ta kishte merituar më shumë se ai: pikëshënuesi më i mirë në historinë e NBA. Askush nuk ka shënuar më shumë se ai.
2| LEBRON JAMES | Një lojtar unik në llojin e tij, një talent që ne kemi mjaft fat që mund të admirojmë në parket edhe për disa vite të tjera. Shumë trofe, i treti me pikë në NBA.
1 | MICHAEL JORDAN | Më i madhi i të gjitha kohërave, në renditjen e Bleacher Report dhe mbase edhe në që mund ta hartojnë të gjithë.
Nuk ka si ai. Vazhdon të mbetet i admiruar edhe sot për lojë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për “Euro 2026”

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Pse Pioli po kthehet në një opsion serioz për Juventusin nëse vendosin ta largojnë Mottan

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker