Policia e Kosovës ka raportuar për 15 raste për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” në të gjithë vendin, ose pronarë biznesesh të cilët nuk e kanë respektuar urdhrin e qeverisë për mbylljen të lokaleve.
Në të gjitha këto raste ka pasur edhe të arrestuar, ku disa prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Më poshtë gjeni të gjitha rastet veçmas.
Rastet e raportuara nga Policia:
Rr. Graçanicë – Gjilan: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili si menaxher i një restoranti nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19, ku brenda në atë restorant njësiti policor kishte has në 13 persona si klient dhe 4 femra punëtore të lokalit. I dyshuari kishte refuzuar ta mbyllë lokalin dhe kishte sulmuar një zyrtar policor i cili si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Podujevë: Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është hasur duke punuar në dyqanin e tij bilardo duke mos respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.
Podujevë: Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është hasur duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.
Prizren: Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren: Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte res pektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Suharekë: Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
Rr. Vëllezërit Gërvalla, Pejë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fsh. Lluga, Istog:. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fsh. Serbobran, Istog: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rr. Zhujë Selmani, Pejë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në restorantin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Lokali është mbyllur ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fsh. Banjë, Istog: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rr. UÇK-së, Gjakovë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fsh. Senik, Malishevë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Panorcë, Malishevë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUlje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Kompromisi për CEFTA, cili është qëndrimi i presidentes Osmani për zhbllokimin e mallrave serbe?
Vijon sezoni i plazhit në Durrës, rezervime edhe për muajin shtator
Georgevski: Po kthehemi në prehrin e Serbisë, prej nga u shkëputëm me shumë mund
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve