LAJMI I FUNDIT:

Interi synon transferimin e dyshes franceze Tolisso-Giroud

Interi synon transferimin e dyshes franceze Tolisso-Giroud

Interi thuhet se nuk ka hequr dorë nga sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud dhe se kanë shtuar yllin e Bayern Munichut, Corentin Tolisso në listën e dëshirave të tyre.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Interi po kërkon një tjetër fitues të Kupës së Botës për të forcuar skuadrën e tyre për sezonin e ri.


Giroud tashmë ishte në shënjestër dhe dukej se ishte i destinuar të transferohej këtë dimër, por transferimi nuk u realizua kurrë.

Giroud: Kam bërë gjithçka në janar që të largohesha nga Chelsea, Interi ishte shumë i interesuar
Lexo po ashtu Giroud: Kam bërë gjithçka në janar që të largohesha nga Chelsea, Interi ishte shumë i interesuar

Gazeta pretendon se Antonio Conte nuk ka hequr dorë nga sjellja e ish-yllit të Arsenalit te Nerazzurrët dhe pret që ai të bëjë një tjetër tentativë gjatë verës.

Përveç Giroud, një emër i ri është shtuar në listën e dëshirave dhe ai është Tolisso, i cili thuhet se është në dispozicion për 35 milionë euro.

Conte gjoja u përpoq të sillte mesfushorin e Bayernit te Chelsea dhe tani Gazzetta dello Sport sugjeron që trajneri italian të tentojë mesfushorin këtë verë.

Tolisso arriti në Bavari nga Lyoni në korrik të 2017 për 41.5 milionë euro dhe ka luajtur 68 ndeshje, duke kontribuar me 14 gola dhe 12 asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori