LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon përfaqësuesit e bankave: Depozitat e qytetarëve janë të sigurta

Kurti takon përfaqësuesit e bankave: Depozitat e qytetarëve janë të sigurta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot së bashku me ministrin për Financa dhe Transfere, Besnik Bislimi, kanë takuar delegacionin e Shoqatës së Bankave të Kosovës, pjesë e së cilës ishin drejtorët ekzekutivë të të gjitha bankave komerciale në Kosovë.

Kurti e përshkroi takimin si të frytshëm. Ai tha se i ka njoftuar përfaqësuesit e bankave komerciale të Kosovës për situatën në të cilën ndodhemi pas shpalljes së gjendjes së emergjencës në tërë vendin dhe po ashtu shtjelluam edhe implikimet që dalin për sistemin financiar të vendit.

Sipas Kurtit, përfaqësuesit e bankave komerciale treguan gatishmëri maksimale që të bëhen partnerë në gjithë përpjekjet për tejkalimin sa më të shpejtë dhe efikas të gjendjes ekzistuese, dhe gjithashtu më njoftuan për veprimet që ata kanë ndërmarrë për të akomoduar vendimet e qeverisë në këtë drejtim.


Po ashtu, Kurti tha se si stemi bankar i Kosovës ka likuiditet të mjaftueshëm dhe depozitat e qytetarëve janë të sigurta.

Gjithashtu, Kurti shkroi se bankat e vendit do t’iu dalin në ndihmë bizneseve në vështirësi përmes trajtimit miqësor të vonesave eventuale, duke mos llogaritur asnjë kamatë ndëshkuese për vonesa.

Shkrimi i Kurtit

Nga ky takim dolëm me këto porosi si për qytetarët ashtu edhe për komunitetin e biznesit:

Sistemi bankar i Kosovës ka likuiditet të mjaftueshëm dhe depozitat e qytetarëve janë të sigurta. Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk pritet të ketë asnjë kufizim në disponibilitetin e parasë së gatshme në ekonomi. Andaj qytetarët dhe depozituesit mund të jenë të qetë në këtë drejtim.

Përfaqësuesit e bankave komerciale në Kosovë janë të vetëdijshëm që brenda sektorëve të caktuar të ekonomisë, një numër biznesesh që përdorin instrumente financiare të sistemit bankar mund të përballen me vështirësi të përkohshme për mbulim të kësteve mujore të kredive. Bankat e vendit do ta trajtojnë me kujdes secilin rast dhe do të dalin në ndihmë bizneseve në vështirësi përmes trajtimit miqësor të vonesave eventuale, duke mos llogaritur asnjë kamatë ndëshkuese për vonesa. Kjo pastaj do të ruajë edhe rejtingun kreditor të bizneseve.

Ministria e Financave ka filluar punët për gjetjen e zgjidhjes për ekzekutim të parakohshëm të skemave pensionale dhe pastaj edhe atyre sociale, në mënyrë që të evitohen radhët e qytetarëve para sporteleve bankare. Duke qenë se skema pensionale shkon tek ato shtresa të qytetarëve tanë që janë mbi proporcionalisht të ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit me virusin Corona, është SHUMË me rëndësi që të gjendet një modalitet që redukton në maksimum ekspozimin e të moshuarve. Këtu përfshihet kërkesa që sa më shumë përfitues të përdorin transferet elektro nike bankare ose makinat automatike për tërheqjet e parave. Kurdo që është e mundur të shtyjnë tërheqjen deri në momentet më të përshtatshme.

Unë si Kryeministër do të jem në vazhdimësi i interesuar për zhvillimet edhe në sistemin bankar, për të siguruar që ky sistem të bëhet pjesë integrale e zgjidhjes së vështirësive nëpër të cilat po kalojmë këto ditë e këto javë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Botë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori