LAJMI I FUNDIT:

Apostolova: Mirëpres miratimin e buxhetit, udhëheqësit duhet t’i kalojnë dallimet politike në çështje me interes kombëtar

Apostolova: Mirëpres miratimin e buxhetit, udhëheqësit duhet t’i kalojnë dallimet politike në çështje me interes kombëtar

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Nataliya Apostolova ka përshëndetur miratimin e buxhetit për vitin 2020.

Ajo këtë rast e konsideron si një hap të rëndësishëm për funksionimin e institucioneve në këtë kohë të përhapjes së pandemisë së Coronavirusit.


“Mirëpres miratimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2020, si një hap i rëndësishëm në funksionimin e institucioneve, veçanërisht në këtë kohë të përhapjes së Coronavirusit. Inkurajoj udhëheqësit politikë t’i kapërcejnë ndasitë partiake në çështje me interes kombëtar”, ka shkruar Apostolova në Twitter, përcjell Telegrafi.

Në orët e para të mëngjesit, me 63 vota për, asnjë kundër dhe abstenim, deputetët në Kuvendin e Kosovës kanë miratuar buxhetin për vitin 2020.

Ky miratim vjen, vetëm pakë orë kur Projektligji u votua për lexim të parë pas një seance të jashtëzakonshme për shkak të gjendjes me Coronavirus në vend.

Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2020
Lexo po ashtu Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2020

Buxheti i Kosovës për vitin 2020 pritet të jetë 2 miliardë e 357 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori