LAJMI I FUNDIT:

Suarez mund të rikthehet në afat rekord nga lëndimi   

Suarez mund të rikthehet në afat rekord nga lëndimi   

Lojtari i Barcelonës, Luis Suarez, mund të bëjë një rikthim të mrekullueshëm në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Napolit, e cila do të riorganizohet me një orar të ri pas anulimit shkaku i përhapjes së coronavirusit.

Reprezentuesi uruguaian është jashtë fushave që nga muaji janar, pasi u operua në gju pas një problemi të vazhdueshëm të meniskut.


Tregimet fillestare nga klubi kishin treguar se ai do të humbasë pjesën tjetër të sezonit, me një rehabilitim që pritej të zgjaste plot gjashtë muaj.

Kaka: Firmino dhe Suarez janë sulmuesit më të mirë në botë
Lexo po ashtu Kaka: Firmino dhe Suarez janë sulmuesit më të mirë në botë

Sidoqoftë, sipas mediumit Diario AS, gjigantët katalunas nuk kanë hequr dorë nga shpresa se ai mund të jetë në dispozicion për t’u kthyer në muajin prill.

Luis Suarez (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Për shkak të pezullimit të La Ligas dhe Ligës së Kampionëve, nuk është caktuar asnjë datë për rikthimin e lojtarit, por futbolli vendas pritet të kthehet më 4 prill, me Barcën që do të përballet me Sevillan, Athletic Bilbaon dhe Celta Vigon.

Suarez thuhet se mund të jetë i disponueshëm për përballjen me Atletico Madridin në 26 prill, dhe lojën kthyese ndaj Napolit me orar të riorganizuar.

Klauzola në kontratën e Luis Suarez, lojtari flet për të ardhmen dhe rëndësinë e tij te Barcelona
Lexo po ashtu Klauzola në kontratën e Luis Suarez, lojtari flet për të ardhmen dhe rëndësinë e tij te Barcelona

Nëse Suarez luan përsëri këtë sezon, ka të ngjarë të shkaktojë polemikë, pasi Barcelona u lejua të bëjë një transferim urgjent pas dëmtimeve të tij dhe Ousmane Dembele.

Klubi ka nënshkruar me Martin Braithwaite nga Leganes, ndërkohë që danezi është i pa-përzier në listën e lojtarëve që mund të luajnë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori