Legjenda braziliane, Leite Kaka ka thënë se ylli i Liverpoolit, Roberto Firmino dhe ai i Barcelonës, Luis Suarez, janë sulmuesit më të mirë në botë.
Firmino po shijon një sezon tjetër të shkëlqyeshëm në Anfield, duke ndihmuar Liverpoolin drejt një titulli të parë të Ligës Premier pas 30 viteve, ndërsa gjithashtu luftojnë për një tjetër triumf në Ligën e Kampionëve.
Braziliani ka shënuar 10 gola në 33 ndeshje në të gjitha garat, duke përfshirë edhe golin e fitores në finalen e Kupës së Botës për Klube në dhjetor, duke dëshmuar veten si një nga lojtarët më të besueshëm në sulmin e Jurgen Klopp.
Suarez, ndërkohë, ishte në formë të shkëlqyeshme për Barcelonën para se të goditej me një dëmtim të gjurit në janar, i cili pritet ta mbajë atë jashtë fushave deri në maj.
Uruguaiani ka 11 gola dhe shtatë asistime në emrin e tij për Blaugranët në La Liga këtë sezon dhe skuadra ka luftuar në mungesë të tij, me Real Madridin që tani gjendet lider në kampionat.
Legjenda braziliane, Kaka, i cili fitoi një La Liga me Real Madridin në vitin 2012, ka përshkruar Firminon dhe Suarezin si sulmuesit më të mirë në botë momentalisht, ndërsa gjithashtu i konsideron Alissonin dhe Fabinhon si mjeshtër të zanateve të tyre.
“Alisson është portieri më i mirë në botë tani. Fabinho është një nga mesfushorët më të mirë dhe për mua, Firmino dhe Suarez janë sulmuesit më të mirë në botë tani”, ka thënë fillimisht Kaka për Sky Sports.
“Firmino nuk është vetëm një sulmues që qëndron në zonë gjatë gjithë kohës, ai vjen dhe merr topin dhe krijon raste”.
“Për mua, është me të vërtetë mirë të shohësh brazilianin që ka këtë sukses të madh në Ligën Premier”, përfundoi ish fituesi i Topit të Artë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëËshtë historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm
Araujo merr vendim për të ardhmen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert