LAJMI I FUNDIT:

Nuk i ndalë as coronavirusi, Liga Premier merr vendim për zhvillimin normal të ndeshjeve të fundjavës

Nuk i ndalë as coronavirusi, Liga Premier merr vendim për zhvillimin normal të ndeshjeve të fundjavës

Liga Premier ka njoftuar gjatë orëve të fundit të mbrëmjes së enjte për vendimin e marr për zhvillimin e rregullt të kampionatit.

Përhapja e frikshme e coronavirusit në Evropë ka bërë që shumë liga evropiane, por edhe gara nga UEFA dhe FIFA të pezullohen.


Disa kampionate kanë anuluar përkohësisht ligën, ndërsa disa tjera kanë vendosur të luajnë me dyer të mbyllura si masë parandaluese e pandemisë.

“Paralizohet sporti” - pezullohen edhe kampionate dhe turne të ndryshëm në futboll, basketboll dhe tenis
Lexo po ashtu “Paralizohet sporti” - pezullohen edhe kampionate dhe turne të ndryshëm në futboll, basketboll dhe tenis

Megjithatë, kjo nuk vlen edhe për kampionatin anglez, Ligën Premier, drejtuesit e të cilës kanë vendosur që ndeshjet e kësaj fundjave të zhvillohen normalisht.

“Pas përditësimit të fundit nga Qeveria lëshuar këtë pasdite, të gjitha ndeshjet në Ligës Premier do të zhvillohen ashtu siç është caktuar këtë fundjavë”.

“Ndërsa Kryeministri këshilloi që të gjitha ngjarjet sportive duhet të zhvillohen normalisht, ai gjithashtu tregoi se Qeveria po mendon të ndalojë ngjarjet e mëdha publike, siç janë ndeshjet sportive”.

Euro 2020 pritet të shtyhet për vitin tjetër për shkak të shpërthimit të coronavirusit
Lexo po ashtu Euro 2020 pritet të shtyhet për vitin tjetër për shkak të shpërthimit të coronavirusit

“Prandaj, ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me klubet tona, qeverinë, FA, EFL dhe palët e tjera të interesuara për të siguruar që planet e duhura të emergjencës janë në funksion, si dhe kur ndryshojnë rrethanat”.

“Mirëqenia e lojtarëve, stafit dhe tifozëve është me rëndësi të madhe dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim udhëzimet e Shëndetit Publik të Anglisë në tërësi”, thuhet në njoftimin e Ligën Premier. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori