LAJMI I FUNDIT:

“Paralizohet sporti” – pezullohen edhe kampionate dhe turne të ndryshëm në futboll, basketboll dhe tenis

“Paralizohet sporti” – pezullohen edhe kampionate dhe turne të ndryshëm në futboll, basketboll dhe tenis

Kampionate dhe ngjarje të shumta sportive në të gjithë botën janë pezulluar për shkak të pandemisë coronavirus, duke përfshirë La Liga, Eredivisie, futbollin danez, MLS, ATP dhe NBA.

Organizata Botërore e Shëndetit e deklaroi coronavirusin si pandemi të mërkurën dhe më shumë vende po ndërmarrin hapa për të ngadalësuar përhapjen.


Seria A është ndalur së paku deri më 3 prill si pjesë e një bllokimi të përgjithshëm në të gjithë vendin, i cili ka parë më shumë raste dhe vdekje se çdo komb tjetër përveç Kinës.

Zyrtare: La Liga pezullon kampionatin për dy javë
Lexo po ashtu Zyrtare: La Liga pezullon kampionatin për dy javë

Kategoria e parë spanjolle, La Liga, është pezulluar për të paktën dy javë dhe Real Madridi kaloi në karantinë pasi një basketbollist i tyre u testua pozitivisht me coronavirus.

Me këtë në mendje, duket e pashmangshme që ndeshja e së martës në Ligën e Kampionëve midis Real Madridit dhe Manchester City të shtyhet.

UEFA drejt ndërprerjes së Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, rrezikon edhe shtyrja e Kampionatit Evropian
Lexo po ashtu UEFA drejt ndërprerjes së Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, rrezikon edhe shtyrja e Kampionatit Evropian

E njëjta gjë vlen edhe për Juventus-Lyon, duke parë se Bianconerët janë në karantinë pasi Daniele Rugani u testua pozitivisht.

Eredivisie holandez sot (e enjte) njoftoi se po pezullon ligën, ashtu si dhe Federata Daneze e Futbollit, Liga Portugeze dhe gjithashtu kampionati elitar amerikan, MLS.

Në sportet e tjera, NBA është mbyllur pasi dy basketbollistë u testuan pozitivë, përfshirë lojtarin që preku të gjitha mikrofonat e reporterëve në një konferencë për shtyp vetëm disa ditë më parë.

NBA pezullon sezonin, pasi lojtari francez rezulton pozitiv me coronavirus – por gjesti i tij në konferencë për shtyp zemëron të gjithë
Lexo po ashtu NBA pezullon sezonin, pasi lojtari francez rezulton pozitiv me coronavirus – por gjesti i tij në konferencë për shtyp zemëron të gjithë

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit tashmë kishte pezulluar të gjitha garat nga 13 marsi.

Turneu i njohur i tenisit ATP është pezulluar për të paktën gjashtë javë, me ngjarje tjera në golf, hokej, moto-sport, kriket dhe shigjetari, të gjitha të shtyra. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori