LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: La Liga pezullon kampionatin për dy javë

La Liga . (Foto: Brian Ach/Getty Images for LaLiga)

La Liga është pezulluar për të paktën dy javë për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

La Liga dhe Segunda në marrëveshje me AFE (Shoqata e Lojtarëve) kanë vendosur të pezullojnë të gjitha ndeshjet në dy ligat kryesore të Spanjës për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.


“Duke marr parasysh rrethanat e njohura këtë mëngjes, duke iu referuar edhe karantinës së vendosur nga Real Madridi dhe pozitave të tjera te lojtarët nga klubet e tjera, La Liga konsideron se rrethanat janë tashmë për veprim kundër COVID- 19”.

“Rrjedhimisht, në përputhje me masat e përcaktuara në Dekretin Mbretëror 664/1997 të 12 majit, La Liga  pranon të pezullojë të paktën dy raundet e ardhshme “, thuhet në komunikatë.

“Vendimi do të rivlerësohet pas përfundimit të karantinave të përcaktuara në klubet e prekura dhe situatat e tjera të mundshme që mund të shfaqen”.

Coronavirusi arrin te Real Madridi, ekipet e futbollit dhe basketbollit futen në karantinë
Lexo po ashtu Coronavirusi arrin te Real Madridi, ekipet e futbollit dhe basketbollit futen në karantinë

“La Liga, si organizatore e garës, i ka njoftuar edhe autoritet tjera RFEF, CSD dhe klubet”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe përfshin anulimin e ndeshjeve të planifikuar të enjten mes Real Madrid dhe Eibar, si dhe atëtë së shtunës mes Mallorcas dhe Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori