LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Jam i bindur që ka marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiqit, po kërkojnë të më thyejnë mua

Kurti: Jam i bindur që ka marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiqit, po kërkojnë të më thyejnë mua

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme ku po diskutohet për marrëdhëniet diplomatike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se zëvendësimi i taksës 100 për qind me masën e reciprocitet është qëndrim normal, teksa ka shtuar se është i bindur që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë bërë marrëveshje, transmeton Telegrafi.

“Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës dhe fillim të dialogut, por për heqje të tarifës dhe për mbyllje të dialogut me marrëveshje të gatshme në mes të dy presidentëve. Jam i bindur që ka një marrëveshje të gatshme, dhe ajo çfarë po kërkohet është të thyhet Qeveria e Kosovës, të thyhem unë si kryeministër, në mënyrë që të marrë fuqi ai që në emër të Kosovës me negociata sekrete ka bërë marrëveshje, që tash të gatshme do ta servojë”, ka thënë Kurti.


Veseli, Kurtit: Me më dëshirë do të kisha pritur dështimin tuaj për katër vite qeverisje, se sa rrëzimin e Qeverisë nga konfrontimi me SHBA-në
Lexo po ashtu Veseli, Kurtit: Me më dëshirë do të kisha pritur dështimin tuaj për katër vite qeverisje, se sa rrëzimin e Qeverisë nga konfrontimi me SHBA-në

Kurti ka thënë se negociatat sekrete nuk janë ndalur asnjëherë, dhe se tash si kryeministër ka më shumë informacione.

“Mbajtja e tarifës 100 për qind siç është pa reciprocitet është pozicion ekstrem. Pra të thuash tarifë 100 për qind, dhe të thuash që nuk e qaj kokën për asgjë është pozicion ekstrem. Edhe heqja e plotë e tarifës 100 për qind pa e përmendur fare reciprocitetin është po ashtu pozicion ekstrem. Ne duhet të jemi kundër këtyre ekstremeve, ne duhet të jemi normal. Dhe unë jam i bindur që ka një qëndrim normal dhe ky është zëvendësimi i tarifës me reciprocitet. Negociatat sekrete nuk janë ndalur asnjëherë, si kryeministër kam më shumë informacione se sa kur isha kryetari Lëvizjes Vetëvendosje”, ka theksuar kryeministri Kurti.

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/503481063676131/

Fjalimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Ka kohë që nuk ka dialog, por negociatat nuk janë ndalur!

Unë jam i bindur që ka një qëndrim normal e ky është zëvendësimi i tarifës 100% me reciprocitetin. Dhe ka një qëndrim sublim normal, e ky është zëvendësimi gradual i tarifës 100% me reciprocitetin. Përgjatë këtij zëvendësimi gradual do të krijoheshin edhe masat e mirëbesimit për dialogun e ardhshëm.

Ne në fushatë kemi garuar me reciprocitetin. Të gjithë ne që në fushatë kemi garuar me reciprocitetin dhe kemi marrë votat e qytetarëve është e domosdoshme që për ndryshim të qëndrimit të kthehemi të qytetarët dhe minimumi i korrektësisë demokratike e thotë që ata që kanë ndryshuar qëndrim duhet të kërkojnë referendum.

Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës e fillim të dialogut. Kjo është gënjeshtër. Bëhet fjalë për heqje të tarifës e për mbyllje të dialogut me një marrëveshje të gatshme. Midis dy presidentëve, unë jam i bindur që ka marrëveshje të gatshme. Dhe ajo që po kërkohet është të thyhet qeveria e Kosovës, të thyhem unë si Kryeministër, në mënyrë që të marr fuqi ai që në emër të Kosovës në negociata sekrete ka bërë marrëveshje që tash të gatshme do ta servoj jo për të filluar dialog por për të mbyllur çfarëdo mundësie për dialog. Edhe vetëm 10% po të jenë gjasat se ka marrëveshje të gatshme ne duhet të jemi të kujdesshëm. E unë jam i bindur që ka marrëveshje të gatshme. Ky është problemi. Ky është ‘’elefanti’’ në dhomë. Nga shoqërimi për dy vite e gjysmë në sofrën e shkëmbimit territorial, ka dalë një ujdi aty. Por, e keni vërejtur se çfarë po thotë presidenti i Serbisë: me kë të negocioj unë, me Kurtin në Bruksel apo me Thaçin në Washington? Me fjalë të tjera, ai po iu thotë edhe faktorëve ndërkombëtarë, por edhe Kosovës: përcaktojeni cili. E për t’u përcaktuar ky i dyti në Washington, kërkohet që paraprakisht të thyhet ky i pari në Prishtinë. Kjo është e thjeshtë, nuk është e komplikuar. Pra, duhet të thyhet kurrizi i kësaj qeverie, unë si Kryeministër i ri, dhe më pastaj të thuhet në rregull, presidenti fitoi, marrëveshja në tavolinë, dhe shampanja prapa. Mirëpo unë them jo. Është gabim pozicioni ekstremist. As heqje tarife pa reciprocitet dhe as insistim në tarifë duke mos u angazhuar për reciprocitet.

Mua nuk më pëlqen se çfarë po ndodhë, por ajo që mund të ndodhë po u hoq tarifa pa reciprocitet është pakrahasimisht më e dëmshme. Ai do të ishte një gabim i pafalshëm historik.

Unë nuk jam antiamerikan, unë jam kundër antiamerikanëve. Por më duhet ta them një gjë, presidenti është antievropian. Pikërisht në kohën kur presidenti aktual deklarohet hapur si antievropian, disa më akuzojnë mua padrejtësisht si antiamerikan. Ai vetë tha jam antievropian. Unë jam edhe pro Amerikan edhe pro Evropian. Unë besoj në lidhjen Trans Atlantike. Ai u deklarua si antievropian dhe filluan sulmet e akuzat, shpifjet për mua si antiamerikan. Unë i dua edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimin Evropian, na duhen të dyja. Pa ShBA nuk ka NATO, pa NATO nuk ka siguri as në Evropë se lëre më në Ballkanin tonë. Ndërkohë që Kosova është në Ballkan, në territorin Evropian dhe jo në kufi me Meksikën. Presidenti i Kosovës po sillet shumë më keq me Bashkimin Evropian sesa me Serbinë. Unë si Kryeministër i vendit nuk jam dakord me qasjen ku Presidenti flet për Borrellin, Lajçakun, Brukselin më keq sesa për Daqiqin, Vuqiqin e Beogradin. Kjo është gabim. Borrelli, Lajçaku, Brukseli nuk kanë kryer gjenocid në Kosovë, mos të ngatërrohen këto gjëra.

Unë jam i gatshëm të shkoj në Washington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si Kryeministër me ekipin tim, bashkë edhe me Kryeparlamentaren tonë, znj. Vjosa Osmani dhe t’i diskutojmë të gjitha çështjet. Kemi nevojë për një proces drejt një marrëveshje të pranueshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe rajonin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori