LAJMI I FUNDIT:

Serie A e suspenduar: Çfarë ndodhë tani e tutje?

Serie A e suspenduar: Çfarë ndodhë tani e tutje?

Serie A dhe B janë suspenduar zyrtarisht deri më 3 prill shkaku i coronavirusit që ka përfshirë të gjithë Italinë, kështu që mbetën disa alternativa se çfarë do të ndodhë tani e tutje.

Një dekret qeveritar i formuar nga kryeministri Giueseppe Conte në këtë natë ka konfirmuar se është formuar ‘zona e kuqe’ që do të përfshijë të gjithë vendin, e që duke u bërë një zonë si karantinë.

Njerëzit mund të udhëtojnë vetëm në rast emergjente dhe disa prej tyre nëse kanë ndonjë punë në qeveri.


Urdhri ka vlejtur edhe për Serie A dhe B që të suspendohen, por edhe për evenimentet e tjera sportive.

Më Euro 2020 që fillon në Romë më 12 qershor, duket si e pamundur që sezoni në ligën italiane të përfundojë deri atëherë.

Sipas La Repubblica, janë tri opsione të hapura në këto rrethana që po kalon aktualisht Italia.

Shtyrja e Euro 2020 shihet si një opsion i mundshëm nëse virusi vazhdon të përhapet edhe nëpër Evropë, derisa ka edhe disa raste në Spanjë.

Ky sezon mund të kthehet në vjeshtë, apo edhe në vitin e ardhshëm.

Juventus vs Inter (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Një tjetër alternativë do të ishte mbledhja e një liste të ndeshjeve për muajin e fundit me një lojë çdo dy deri në tre ditë, duke e shtyrë Kupën e Italisë plotësisht deri në qershor ose gusht.

Skenari i rastit më të keq do ta shihte sezonin të përfundonte me kaq, kështu që Federata e Italisë nuk do të caktonte një Scudetto, vetëm skuadrat që do luajnë në Evropë.

Kur bëhet fjalë për skuadrat që bijën nga liga, klubet do të mbroheshin, kështu që do të promovoheshin dy të parat në Serie B (pa play-off shtesë) dhe rrisni Serie A-n në 22 ekipe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Ndërkombëtare
Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Sport
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori