LAJMI I FUNDIT:

Coronaviurs vs Euro 2020: Përse gara që mbahet në këtë verë rrezikon të anulohet?

Coronaviurs vs Euro 2020: Përse gara që mbahet në këtë verë rrezikon të anulohet?
Foto: Goal.com

Kampionati Evropian që zhvillohet në këtë verë rrezikon të mos zhvillohet shkaku i coronavirusit që ka kapluar Evropën.

Virusi vdekjeprurës që ka origjinë nga Kina, ka filluar të ketë ndikim edhe në disa pjesë të kontinentit të vjetër, derisa Italia shënon numrin më të madh të rasteve me fatalitet.


“Duhet të jemi më optimist”, ky ishte mesazhi i presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin kur foli në një kongres të mbajtur në Amsterdam në fillim të këtij muaji.

Foto: Goal.com

Ai i referohej coronavirusit, Covid-19, që mund të ndikojë në mbajtjen e Euro 2020 në këtë verë, aty ku mund të marrë pjesë edhe Kosova.

“Jemi duke u marrë me të dhe ne kemi besim se mund t’ia dalim”, ka thënë Ceferin.

“Nuk e di se sa shumë shqetësime kemi: shqetësime në lidhje me sigurinë, jo stabilitet politik dhe tani është virusi. Të tentojmë të jemi më optimist, mos t’i mendojmë skenarët negativ – ka kohë më vonë”.

“Sidoqoftë, virusi ka filluar të ndikojë tashmë në futboll, duke i shtyrë një numër të madh të ndeshjeve, derisa edhe evenimentet e tjera janë në rrezik”.

Duket se tani është koha që të mendohen për skenarët negativ dhe jo për më vonë.

Do të anulohet Euro 2020?

Është ende e paqartë nëse Euro 2020 do të zhvillohet apo do të anulohet, por UEFA është e detyruar të marrë disa vendime dhe varet nga ajo se sa do të shpërndahet virusi nëpër Evropë.

Shtëpia e futbollit evropian vazhdon të mendojë pozitivisht se gara do të zhvillohet siç është planifikuar, gjersa sekretari Theodore Theodoridis ka sqaruar se ata do të merreshin me të gjitha rastet, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk duam të spekulojmë se çfarë do të ndodhë në tre apo katër muajt e ardhshëm”, ka thënë ai në kongresin e mbajtur në mars.

Nëse virusi vazhdon të shpërndahet në vendet evropiane, atëherë gara do të ndikohet të luajë në skenarët më të keq të mundshëm, atë pa tifozë dhe me dyer të mbyllura.

Profesori Ivan Perry, drejtor i Universitetit për Epidemiologji dhe Shëndetit Publik në Irlanda, ka sugjeruar se Euro 2020 të zhvillohet në mes të muajit maj, gjithmonë duke u mbështetur se si shkojnë gjërat.

“Ato vendime do të varen nga faktor të ndryshëm”, ka thënë ai në një intervistë për Goal.com. “Secili që flet me besimin se çfarë do të bëjmë në muajt e ardhshëm, duke mos u mbështetur se kampionati mund të zhvillohet në maj apo qershor, ju mund të jeni të sigurt se ata nuk janë afër t’i përgjigjen epidemisë”.

Një skenar më i mirë i mundshëm se si mund të zhvillohej Euro 2020

Kampionati Evropian mund të zhvillohej, por me disa gjëra strikte në mënyrë që mos të infektohet askush nga virusi.

Duke u siguruar se ndeshjet do të zhvilloheshin, duhej ndaluar tifozët në stadium edhe pse nuk do të ishte një ide e mirë, por së paku do të zhvillohej gara – duke mbajtur UEFA-n, televizionet dhe tifozët të lumtur.

UEFA është përgatitur që t’i zhvillojë të gjitha tetë përballje e para normalisht.

Është duke u sugjeruar se disa nga takimet të zhvillohen me dyer të mbyllura, sidomos ato që luhen në Itali, shkaku që virusi është më i fuqishëm atje.

Foto: Goal.com

Pse Euro 2020 rrezikohet të anulohet?

Euro 2020 mund të anulohet pasi qeveritë e vendeve të ndryshme po punojnë që t’i shmangin turmat e mëdha me tifozë në mënyrë që Covid-19 mos të shpërndahet dhe të ketë pasoja fatale.

Kampionati Evropian do të zhvillohet në 12 qytet të ndryshe nga 12 kombëtare të ndryshme, e që gjërat mund të dalin shumë shpejtë jashtë kontrollit, por UEFA po  tenton t’i mbajë ato nën kontroll.

Shpërndarja e virusit filloi në dhjetor të vitit 2019 në regjionin e Kinës, Hubei, gjersa 100 mijë persona janë infektuar e tremijë të tjerë kanë gjetur vdekjen.

Në Euro 2020 do të ishin pjesë mijëra tifozë nga vende të ndryshme të botës dhe përhapja e coronavirusit do të ishte e shpejtë. Tifozët do të takoheshin mes vete në lokale, në vende publike e kontakti është i paevitueshëm.

Cilat vende që kanë marrë përsipër mbajtjen e Euro 2020 janë të infektuara nga coronavirusi?

Rate të infektimit janë në 12 vendet që do të mbahet gara. Italia është vendi më i prekur nga epidemia, derisa gara do të mbahet në Romë më 12 qershor.

Gjermania po ashtu ka disa raste të prekura me virusin, e në listë janë edhe Spanja, Holanda dhe Britania e Madhe.

Danimarka, Azerbajxhani, Irlanda, Rusia, Rumania dhe Hungaria kanë një numër të personave të prekur nga coronavirusi.

Foto: Goal.com

A janë duke u anuluar evenimentet e mëdha?

Euro 2020 nuk është gara e vetme që mund të anulohet shkaku i coronavirusit. Lojërat Olimpike në Tokio thuajse janë anuluar edhe pse do të zhvillohen disa muaj më vonë nga Kampionati Evropian.

Komitetit i Lojërave Olimpike ka thënë se në Tokio është një rrezikshmëri e lartë jo vetëm për tifozët, por edhe për garuesit që marrin pjesë, andaj nuk dëshirojnë të rrezikojnë shumë dhe gjërat mund të dalin jashtë kontrollit shumë shpejtë.

Garat e tjera që janë anuluar tashmë janë edhe si: Kampionati në Rugby, Garat në Atletikë dhe Formula 1 për çmimin e madh të Kinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori