LAJMI I FUNDIT:

Serie A pritet të pezullohet në javën e ardhshme

Serie A pritet të pezullohet në javën e ardhshme
Parma - Spal (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Seria A do të vazhdojë pas dyerve të mbyllura për këtë fundjavë, por një mbledhje urgjente është thirrur për të martën për të vendosur nëse do të pezullohet i gjithë futbolli për shkak të Coronavirusit, pasi lojtarët kërcënojnë një grevë.

Ndeshja e mëngjesit në mes Parmas dhe SPAL-it përfundimisht u vendos të luhet me një vonesë prej 75 minutave, pasi negociatat intensive bllokuan skuadrat disa minuta pra nisjes së ndeshjes.


Ministri për Sport, Vincenzo Spadafora, iu bashkua Presidentit të Shoqatës së Futbollistëve, Damiano Tommasi duke bërë thirrje publikisht që ndeshjet e futbollit të pezullohen në Itali pas përhapjes së madhe të coronavirusit.

Shtyhet ndeshja Parma-Spal, ministri italian i sportit: Ndalojeni Serien A
Lexo po ashtu Shtyhet ndeshja Parma-Spal, ministri italian i sportit: Ndalojeni Serien A

Sidoqoftë, Lega Serie A theksoi se dekreti i fundit i qeverisë – i vendosur në ditën e kaluar ka thënë që ndeshjet profesionale mund të vazhdojnë me dyer të mbyllura.

Duke pasur parasysh këtë, u vendos zhvillimi për ndeshjet e kësaj fundjave, por situata do të diskutohet përsëri në mbledhjen e urgjencës të martën në Romë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Shoqata e Futbollistëve (AIC) po kërcënojnë të dalin në grevë nga java tjetër nëse nuk merret në konsideratë shëndeti i tyre.

Shoqata e futbollistëve italian kërkon ndaljen e menjëhershme të futbollit shkaku i coronavirusit
Lexo po ashtu Shoqata e futbollistëve italian kërkon ndaljen e menjëhershme të futbollit shkaku i coronavirusit

Bllokimi në të gjithë rajonin e Lombardisë dhe 11-14 provincat e tjera do të shkojë deri më 3 prill në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e coronavirusit.

Ka pasur mbi 5,000 teste pozitive të këtij virusi në Itali, dhe 233 vdekje, por ato shifra thuhet se do të rriten edhe më tutje.

Ka gjithnjë e më shumë të ngjarë që sezoni i Serie A të pezullohet javën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori