LAJMI I FUNDIT:

Bekimi, djali i heroit Hamëz Jashari, tregon momentin e parë kur filluan të prishen raportet e Jasharajve me LDK-në

Bekimi, djali i heroit Hamëz Jashari, tregon momentin e parë kur filluan të prishen raportet e Jasharajve me LDK-në

Kryetari i Skenderajt, djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi, për herë të parë është paraqitur në një debat televiziv duke folur edhe për ngjarje historike.

Bekim Jashari në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka treguar se në vitin 1990 në Prekaz filluan të bëheshin roje gjatë natës.


“Qëllimi i rojës ishte që nëse vijnë forcat serbe ata të gjuajnë në ajër dhe të njoftohet lagjja për luftë”.

Ai tregon edhe disa episode të pakëndshme që kishin pasur me zyrtarë të LDK-së dhe KMDLNJ-së.

“Kish ardhur në atë kohë njerëz nga LDK-ja dhe KMDLN-ja duke na thënë nuk është mirë për një shtëpi të shkojë komplet një lagje. E mbaj mend si sot kur një zyrtarë na tha: “Nuk bëhet gazepi që për një shuplakë që i japin Shabanit të shkojë krejt lagjja”. Pasi kanë shkuar ata kanë reaguar babushi dhe baci Adem pasi kishin shkuar ata zyrtarë: Nëse dëshironi të mbroni familjet tua qëndroni, nëse jo nuk keni nevojë të na mbroni neve. Ne kështu kemi vendosur”.

Bekim Jashari rrëfen bisedën e fundit me babain Hamzën: Kur të luftojë unë jo shtatë gazeta por e gjithë bota do ta merr vesh
Lexo po ashtu Bekim Jashari rrëfen bisedën e fundit me babain Hamzën: Kur të luftojë unë jo shtatë gazeta por e gjithë bota do ta merr vesh

Anëtari i Familjes Jashari thotë se ky ishte momenti kur filluan krisjet e familjes Jashari me LDK-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori