LAJMI I FUNDIT:

Mourinho i pakënaqur me konfrontimin e Dierit me tifozët, por e kupton kur bëhet fjalë për fyerjen e familjes

Mourinho i pakënaqur me konfrontimin e Dierit me tifozët, por e kupton kur bëhet fjalë për fyerjen e familjes

Jose Mourinho mbeti i pakënaqur me Eric Dier, i cili u ngjit në tribunë dhe u ndesh me tifozët pas humbjes së tyre në ndeshjen e Kupës FA me Norëich City.

Një grindje e dyshuar thuhet se ka ndodhur midis tifozëve të Spurs dhe vëllait të Dierit.


Në një video në mediat sociale, shihet mesfushori i londinezëve duke bërtitur: “Ai është vëllai im!”.

Mourinho dënoi veprimet e Dierit në konferencën e tij për shtyp.

Tottenhami eliminohet nga FA Cup prej Norwichit, tifozi fyen Gelson Fernandesin në baza racore - mirëpo Eric Dier shkon t'i qërojë hesapet me të
Lexo po ashtu Tottenhami eliminohet nga FA Cup prej Norwichit, tifozi fyen Gelson Fernandesin në baza racore - mirëpo Eric Dier shkon t'i qërojë hesapet me të

“Nuk mendoj se i përket ndeshjes. Loja ishte një përfaqësim fantastik i Kupës FA, por nuk mund të largohem nga pyetja”, ka thënë fillimisht Mourinho

“Mendoj se Eric Dier bëri atë që ne si profesionistë nuk mund ta bëjmë, por kur dikush ju fyen juve dhe familja juaj është e përfshirë, veçanërisht vëllai juaj më i vogël e bëjmë të gjithë”.

“Ky person fyeu Ericun, vëllai i vogël nuk ishte i kënaqur me situatën dhe Eric nuk ishte i lumtur. Ne si profesionistë nuk mund të bëjmë atë që bëri”.

“Disiplina e klubit nuk pajtohet me veprimin e Dierit. Ajo që bëri ishte e gabuar”, përfundoi portugezi.

Bëhet viral reagimi i ‘çmendur’ i Dele Allit pas zëvendësimit nga Mourinho, nga hedhja e ujit deri tek këpucët e tij
Lexo po ashtu Bëhet viral reagimi i ‘çmendur’ i Dele Allit pas zëvendësimit nga Mourinho, nga hedhja e ujit deri tek këpucët e tij

Pamje të tjera treguan se Dier po mbahej nga sigurimi duke mos e lejuar të konfrontohet me tifozë, ndërsa disa media thuhet se e gjitha ndodhi shkaku i thirrjeve raciste në drejtim të Gedson Fernandes.

Tottenhami nuk e ka komentuar ende incidentin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori