LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi i drejtohet LVV-së dhe LDK-së: Qe një muaj jeni marrë vetëm me shkarkime bordesh

Kadaj-Bujupi i drejtohet LVV-së dhe LDK-së: Qe një muaj jeni marrë vetëm me shkarkime bordesh

Është duke vazhduar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kundër heqjes së taksës 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se kryeministri Kurti ka ndryshuar me ardhjen e tij në pushtet.

“Kryeministri ka ndryshu me ardhjen në pushtet, por ndryshimi më radikal është optimizmi i Kurtit në raport me Serbinë.  A mund të më thotë dikush pse duhet të hiqet taksa. Mos u nënshtroni. Problemet që ju i keni LVV-LDK nuk janë probleme tona. Është mirë me i kursy qytetarët nga kto telenovela. Çdo ditë njëri partner e kërcënon tjetrin se do të dalë nga Qeveria, kursenani, shkoni prapë në Prevallë dhe merruni vesh, merrni seriozisht çdo vendim”, ka thënë deputetja, transmeton Telegrafi.


Deputetja po ashtu ka kritikuar LVV-në dhe LDK-në se nuk kanë program qeverisës dhe se në muajin e parë janë marrë vetëm shkarkime bordesh.

“Ajo sallë ku thatë po shkojmë më bo programin, ndërsa ju më 6 tetor keni thënë se keni harmonizuar programin qeverisës, pra paska qenë mashtrim. Një muaj qeverisje ju nuk keni program. E na keni thënë se i kemi harmonizuar të gjithë çështjet. Krejt çka keni keni bërë që një muaj është një vrull i madh për me shkarku borde dhe me shkarku zyrtarë në MPJ”, ka deklaruar ajo.

Seanca ka filluar rreth orës 11:00./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori