LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen 12 raste të reja me coronavirus në Britani të Madhe, rritja më e madhe e të diagnostikuarve brenda një dite

Konfirmohen 12 raste të reja me coronavirus në Britani të Madhe, rritja më e madhe e të diagnostikuarve brenda një dite

Zyrtarët shëndetësorë në Angli, i kanë konfirmuar 12 raste të reja të sëmurëve me coronavirus, që është rritja më e madhe e të diagnostifikuarve brenda një dite, duke e rritur në 35 numrin e përgjithshëm.

Sipas profesorit Chris Whitty, në Britani të Madhe ishin vetëm tre të sëmurë me coronavirus, por dihet se ata kishin kontakte me dikë, që tashmë infektuar dhe nëpërmjet gjurmimit u gjet se më kënd kanë pasur kontakt, transmeton Telegrafi.


Vetëm njëri nga pacientët që vjen nga Essexi, i cili nuk ka qenë në ndonjë udhëtim jashtë vendit dhe nuk dihet se si është infektuar me COVID-19. Janë gjashtë të tjerë që kishin arritur nga Italia, ndërsa një prej tyre vinte nga Irani.

Shpërthimi i coronavirusit mund të detyrojë Britaninë e Madhe t’i mbyllë të gjitha qytetet
Lexo po ashtu Shpërthimi i coronavirusit mund të detyrojë Britaninë e Madhe t’i mbyllë të gjitha qytetet

Pacientët që kishin udhëtuar së fundmi janë nga Londra, West Yorkshire, Greater Manchester, Hertfordshire dhe Gloucestershire, ndërsa ata iu bashkohen tri rasteve të reja që janë raportuar dje.

Kjo e sjellë në 35 numri e përgjithshëm të personave të sëmurë me coronavirus në Britani të Madhe, përfshirë një në Wales dhe një në Nothern Irland.

Më herët, sekretari i shëndetësisë Matt Hancock ka bërë të ditur se në përpjekje që të ndalohet përhapja e sëmundjes, të gjitha mundësitë janë në tavolinë, përfshirë ndalimin e organizimin e aktiviteteve të mëdha apo mbylljen e tërësishme të qyteteve.

Në mbarë botën, coronavirusi i ka mbytur deri me sot 2,995 njerëz, ndërsa 87,693 janë të infektuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori