Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot drejtoreshën rajonale të Ballkanit Perëndimor, Linda Van Gelder, dhe drejtorin për Kosovë, Marco Mantovanelli, nga Banka Botërore.
Në këtë takim u paraqitën prioritet e veprimit të shpejtë të qeverisë, me theks në projekt-ligjin e buxhetit për vitin 2020, reduktimin dhe shkrirjen numrit të ministrive dhe në përçimin e marrëveshjes së koalicionit në program qeverisës dhe plan pune.
Kryeministri Kurti shprehu përkushtimin e Qeverisë për objektivat e zhvillimit të vendit.
“Këta objektiva synojnë t’i japin Kosovës atë për çka më tepër nevojë, substancë dhe përmbajtje. Brenga e shoqërisë sot është migrimi, ndaj dhe duhet menjëherë një plan zhvillimi që u rikthen njerëzve besimin dhe guximin për të qëndruar këtu, si dhe që motivon njëherësh kthimin e trurit nga jashtë. Potencialet janë mes nesh, por investimet nuk janë adresuar në mënyrën e duhur dhe janë përqendruar në fushat e gabuara”, ka thënë Kurti.
Kryeministri shprehu edhe besimin se qeverisja do t’iu kthejë njerëzve një lidhje të re me tokën e tyre, duke pasur parasysh këtu edhe pasuritë dhe burimet natyrore.
“Kosova nuk duhet të jetë më një vend tranziti për qytetarët e vet. Kjo mendësi duhet të transformohet”, u shpreh kreu i ekzekutivit.
Nga përfaqësuesit e Bankës Botërore u shpreh vazhdimi i mbështetjes së Kosovës nëpërmjet Asociacionit për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA), gjë që ndodh përmes kredive e granteve me interes të ulët.
Ata u shprehën edhe mbi dy prioritetet e Bankës Botërore për fokusim në sigurinë e ujërave, pastrimin dhe mbrojtjen e ambientit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës