LAJMI I FUNDIT:

Weber dhe Vogel thonë se Miroslav Lajçak është njeriu i gabuar për të udhëhequr dialogun Kosovë-Serbi

Weber dhe Vogel thonë se Miroslav Lajçak është njeriu i gabuar për të udhëhequr dialogun Kosovë-Serbi

Evropa, duke ndjekur shembullin e SHBA, po mendon të emërojë një të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Këtë lajm e dha Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili ka zhvilluar biseda me politikanët në Kosovë dhe Serbi për këtë çështje.

Ndërkohë, emri më i përfolur është ai i diplomatit sllovak, Miroslav Lajçak.


Por Bodo Weber dhe Toby Vogel, bashkëpunëtorë të lartë të Këshillit për Politikë të Demokratizimit në Berlin e Bruksel, përmes një analize për  “Eurobserver” tregojnë arsyet se pse nuk duhet të zgjidhet Lajçak në krye të këtij misioni.

Sipas tyre kjo do të ishte “një zgjedhje të gabuar”, ndërsa theksojnë se nëse kjo do të ndodhte, dy personat që merren me Kosovën, Borrell dhe Lajçak “do të ishin nga dy vende që nuk e njohin Kosovën si shtet”.

Gjithashtu Bodo Weber dhe Toby Vogel e vlerësojnë si “gabim strategjik” emërimin e Lajçak për të udhëhequr negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, transmeton OraNews.

Ata e vlerësojnë figurën e Lajçak si person që ka të gjitha kualifikimet dhe eksperiencën e duhur për të kryer këtë mision.

Borrell telefonon Thaçin dhe Kurtin, flet për emërimin e përfaqësuesit për dialogun - përmendet Mirloslav Lajcak
Lexo po ashtu Borrell telefonon Thaçin dhe Kurtin, flet për emërimin e përfaqësuesit për dialogun - përmendet Mirloslav Lajcak

Por, përtej kësaj, Bodo Weber dhe Toby Vogel renditin shumë faktorë të tjerë që sygjerojnë që Miroslav Lajçak është njeriu i gabuar për të kryesuar këtë mision.

Jo vetëm fakti që Sllovakia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, por edhe vetë eksperienca e Lajçak në misionet e mëparshme në Ballkan nuk e bën atë të favorshëm për të pasur sukses.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori