Pasi i dhuroi 1 milion euro Shqipërisë dhe premtoi projektin e banesave në Thumanë si dhe ndërtimin e një pallati me 45 banesa në Krujë familja e Behgjet Pacollit ka reaguar për projektet dhe arsyet pse ato ende nuk kanë filluar.
Një zëdhënës i familjes Pacolli bën të ditur për ‘BalkanWeb’ se Behgjet Pacolli është interesuar vazhdimisht tek autoritetet më të larta shqiptare, dhe ato e kanë sqaruar se është më mirë që të punohet me një kornizë të vetme të planifikimit urban sesa me projekte specifike, ndërsa theksoi projekti është për shtëpitë, është hartuar menjëherë, vetëm dy jave pas tërmetit shkatërrimtar.
‘Në fakt, Autoritetet shqiptare informuan Pacollin se punimet mund të fillonin vetëm pas përfundimit të planit hapësinor që ishte kontraktuar në Itali. Duke ditur vëllimin e punës dhe ritmin e ekzekutimit të kompanisë italiane, Pacolli kishte shprehur shqetësimin se mund të rezultojnë vonesa të patolerueshme. Pacolli u rekomandua nga autoritetet që të prisnin derisa të përfundojë planin urbanistik. Ai nuk pat dhe nuk ka të ndalur të kontaktuarit autoritetet shqiptare, ministrat e përfshirë në këtë çështje, kryeministrin Rama, kryebashkiakun etj për të dhënë kontributin e tij në punë dhe në natyrë. Ky kontribut është edhe më i lartë se vlera e deklaruar prej 1 milion euro’- u shpreh zëdhënësi i familjes Pacolli.
Nisur dhe nga sulmet në adresë të familjes, zyrtarisht nga familja Pacolli thuhet se është kërkuar vazhdimisht fillimi i punimeve dhe ende është në pritje që të marrë dritën jeshile nga autoritetet shqiptare.
Familja Pacolli është e përgatitur, nga projekti deri tek porosia e materialeve për të përfunduar këtë dhurim që do i shërbejë dhjetëra familjeve të cilat kanë ngelur pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit.
‘Familja Pacolli është ende në pritje të përfundimit të këtij plani dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare çdo ditë për ta marrë dritën jeshile për të realizuar projektin në Thumanë. Janë të shumta letrat drejtuar autoriteteve në të cilat ai kërkon fillimin e punimeve.
Pacolli ka bërë të gjitha përgatitjet, nga projekti deri tek porosia e materialeve për të kryer këtë dhurim. Shpresojmë që ky ngërç të ketë mbaruar, autoritetet të mundësojnë fillimin e punës në Thumanë’ – përfundoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak