LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Pagat në arsim i kemi rritur për 21 përqind, presim zgjedhje demokratike

Ademi: Pagat në arsim i kemi rritur për 21 përqind, presim zgjedhje demokratike

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, sot në konferencë për shtyp tha se pagat në arsim janë rritur për më shumë se 21 përqind. Ai këtë e quajti arritje historike, duke thënë se janë krenar.

Ademi tha se fokusi i BDI-së në arsim do të jetë edhe në periudhën vijuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Me përkrahjen tuaj, BDI arriti të realizojë programin e vet në tërësi, atë që e themi, atë e bëjmë dhe ju falënderojmë për besimin e dhënë. Brenda një periudhë dyvjeçare pagat e mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme janë rritur për mbi 21%. Kjo është një rritje historike dhe ne mburremi për këtë fakt. Rritja e parë e pagave për mësimdhënësit ishte në shtator të vitit 2018 edhe atë për 5%, kurse në shtator të vitit të kaluar po aq u rritën pagat – pra 5%, kurse rritja e tretë e pagave prej 10% është realizuar sivjet, në janar të vitit 2020”, tha Arbër Ademi.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët në lidhje me zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit, ai tha se BDI pret që të ketë fushatë dhe zgjedhje fer dhe demokratike.

“Ne presim fushatë të qetë dhe zgjedhje demokratike, ndërsa jemi maksimalisht të fokusuar në fitoren e radhës të BDI-së. Çdo herë kur BDI ka qenë në pushtet janë organizuar zgjedhje demokratike, pa incidente dhe rezultatet kanë qenë të pranueshme nga të gjithë pjesëmarrësit”, tha Ademi.

Ai theksoi se partia akoma bënë analiza, për atë se kush do të jetë pjesë e listave për deputetë.

“Po bëhen analiza të thella si çdoherë dhe partia do t’i propozojë kandidatët më të mirë, të cilët në mënyrë dinjitoze do t’i përfaqësojnë shqiptarët”, tha Ademi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori