LAJMI I FUNDIT:

Pasagjerët qajnë, luten dhe madje vjellin, ndërsa aeroplani “shkundet në ajër” nga stuhia Dennis

Pasagjerët qajnë, luten dhe madje vjellin, ndërsa aeroplani “shkundet në ajër” nga stuhia Dennis

Pasagjerët në një fluturim në Ryanair të tronditur nga turbulencat gjatë stuhisë Dennis u filmuan duke qarë, duke u lutur dhe madje duke vjellë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fluturimi nga Oujda, Maroku për në Bruksel, Belgjikë provoi të ishte një “udhëtim me gunga” pasi aeroplani po përballej “me dridhje” në ajër.


Kjo ndodhi pasi Storm Dennis kaloi edhe nëpër Belgjikë në fundjavë, duke shkatërruar pemë dhe duke përmbytur rrugët.

Dhe pamjet e marra nga një prej pasagjerëve në bordin e fluturimit Ryanair tregojnë se disa udhëtarë të tmerruar mbahen për ulëset para tyre.

Ata ishin gati të villnin, ndërsa disa prej tyre luteshin ndërsa aeroplani lëkundej nga njëra anë në tjetrën. Kishte edhe të tillë që edhe qanin, derisa përballeshin me gjendjen tmerruese.

Fluturimi, i cili ka një kohëzgjatje mesatare prej tre orësh dhe 40 minutash, zbarkoi në aeroportin Charleroi.

Pavarësisht prej tmerrit të përjetuar, nuk janë raportuar lëndime të pasagjerëve ose stafit në fluturim.

Këto pamje vijnë pasi mijëra britanikë janë duke u detyruar të braktisin shtëpitë e tyre pasi vendi lufton me përmbytjet më të mëdha në 200 vjet pas stuhisë Dennis. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori