LAJMI I FUNDIT:

Stuhia Dennis sjell anijen “fantazmë”, në mënyrë të mistershme arriti në brigjet e Irlandës – brenda saj nuk kishte asnjë anëtarë të ekuipazhit

Stuhia Dennis sjell anijen “fantazmë”, në mënyrë të mistershme arriti në brigjet e Irlandës – brenda saj nuk kishte asnjë anëtarë të ekuipazhit

Një histori e pazakontë për anijen transportuese MV Alta të gjatë mbi 77 metra që lundron nëpër ujëra pa anëtarë të ekuipazhit, ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.

Anija misterioze transportuese që lundron nën flamurin e Tanzanisë, në shtator të vitit të kaluar është vërejtur për herë të fundit nga marina mbretërore e Britanisë së Madhe në Atlantik, transmeton Telegrafi.


Anija fantazmë është vërejtur duke lundruar pranë brigjeve afrikane gjashtë muaj më parë, kurse tani është parë në brigjet e Irlandës, pas stuhisë Dennis që goditi këtë vend.

Anija transportuese MV Alta është vërejtur të dielën, kurse zëdhënësi i rojeve bregdetare në Waterford, ka thënë se lokacioni aktual i anijes është si rezultat i stuhisë, duke pranuar se e kanë kontrolluar dhe se brenda saj nuk e kanë gjetur askënd.

Në anën tjetër menaxheri për shpëtimin e anijeve John Tatan, pretendon se kjo anije “është një në milion”.

“Ka bredhur deri në brigjet afrikane, në perëndim të brigjeve spanjolle, në Angli e deri të Irlanda. Kurrë më herët nuk kam parë diçka të tillë”, ka shtuar ai.

Megjithatë ajo çfarë mbetet mister është se si ka ndodhur që anija e prodhuar më 1976, të përfundojë duke lundruar në Oqeanin Atlantik, duke mos pasur as edhe një njeri në të. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori