Hartimi dhe miratimi i projektbuxhetit për vitin 2020, është cilësuar si çështja më urgjente të cilën duhet të adresojë qeveria e sapozgjedhur e Kosovës. Megjithatë, qeveria e re ende nuk ka prezantuar një projektbuxhet i cili do të duhet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për miratim.
Radio Evropa e Lirë ka tentuar të kontaktojë zyrtarë të Qeverisë së re të Kosovës, por nuk ka arritur të marrë ndonjë prononcim lidhur me këtë çështje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistën dhënë për Radion Evropa e Lirë kishte thënë se gjatë kësaj jave fokusimi do të jenë i përqendruar te projektligji për buxhetin 2020, krahas çështjeve tjera, si plani i punës së qeverisë, programi qeverisës dhe fuzionimi i ministrive sipas marrëveshjes për koalicion qeverisës, e cila e redukton numrin e ministrive, nga 21 në 15 sosh.
Kurti gjatë prezantimit të programit qeverisës në Kuvendin e Kosovës më 3 shkurt, ka premtuar se buxheti i Republikës së Kosovës do të arrijë në 3 miliardë euro gjatë mandatit qeverisës.
Ai ka premtuar se qeveria e tij do të jetë qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit.
“Buxheti i Republikës së Kosovës do të arrijë në 3 miliardë euro gjatë mandatit tonë qeverisës, duke rritur paraprakisht vlerën e ekonomisë dhe duke ruajtur pjesëmarrjen e shpenzimeve publike në Bruto Produktin e Brendshëm”, kishte premtuar Kurti.
Përderisa qeveria të mos jetë gati me projektbuxhetin e vitit 2020, edhe kuvendit i mbetet që të enjten t’i miratojë komisionet parlamentare të cilat janë të domosdoshme që të procedohet me vendime. Seanca e radhës e kuvendit, ku pritet të miratohet këto komisione, është paralajmëruar të mbahet të enjten.
Me autorizimet ligjore, Ministria e Financave në qeverinë e kaluar pati bërë zgjatjen e ndarjeve buxhetore dhe alokimin e mjeteve për organizatat buxhetore për 2 muajt e parë të vitit 2020.
Kurse për muajin mars, vetëm kuvendi mund të vendosë për vazhdimin e këtij vendimi apo zgjatjen e ndarjeve buxhetore. Kjo është koha përfundimtare e lejuar për shpenzim buxheti dhe nuk ka asnjë instrument tjetër ligjor që ndarjet buxhetore të shtyhen më shumë se tre muaj, pra jo më vonë se data 31 mars 2020.
Pas kësaj date, Kosova futet në krizë buxhetore, pasi asnjë organizatë buxhetore ose autoritet tjetër publik nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për ndarjet buxhetore.
Ish-ministri i Financave në qeverinë e kaluar, Lulzim Rafuna, thotë për Radion Evropa e Lirë, se qeveria e kaluar e kishte projektuar buxhetin për vitin 2020 në mënyrë profesionale. Sipas tij, në situatën në të cilën gjendet vendi, do të ishte mirë që qeveria e re të procedojë në kuvend atë projektbuxhet, pasi siç thotë ai, është një buxhet që ndikon në zhvillimin ekonomik dhe përmirëson kualitetin e jetës së qytetarëve.
“Buxheti i cili është përgatitur Ministria e Financave në qeverinë e kaluar ka qenë një buxhet i cili në fokus e ka pasur qytetarin e Kosovës, e ka pasur në fokus zhvillimin ekonomik të vendit duke mos përjashtuar shëndetësinë, arsimin dhe fushën e sundimit të ligjit. Ka qenë një buxhet i përgatitur në vlerën 2.4 miliardë euro, një buxhet që ka qenë më i madh se i vitit 2019, një buxhet i cili nuk ka paraparë rritjen e taksave ekzistuese dhe vendosjen e një tatimi të ri”, thotë ai.
Vendimet e qeverisë së kaluar, përfshirë edhe kornizat buxhetore, nuk janë duke u marrë parasysh nga qeveria e re. Një shembull që vërteton se Qeveria Kurti ka plane ndryshe nga ajo Haradinaj, është edhe shqyrtimi dhe anulimi i disa prej vendimeve dhe projekteve kapitale që kishte marrë ish-Qeveria e Kosovës.
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka anuluar një tender për një projekt të qeverisë së kaluar. Ai ka marrë vendim që të anulohet tenderi 110 milionë eurosh për ndërtimin e 24 kilometra autostradë Banullë- Dheu i Bardhë.
Po ashtu, qeveria e re nuk e përkrahë as projektin e autostradën që lidh qytetet Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë dhe Prizren, apo si njihet ndryshe “Autostrada e Dukagjinit”, projekt ky i nisur nga qeveria e kaluar.
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka thënë se prioritetet e qeverisë janë që çdo autostradë në vend të ndërtohet me kredi të jashtme.
“Ne kemi plane të tjera për Dukagjinin, në vend të ndërtimit të një autostrade të tillë ne kemi paraparë të bëjmë zgjerimin e rrugës aktuale, dhe mjetet në fjalë t’i alokojmë në projekte infrastrukturore të tjera”, ka thënë Abdixhiku.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një konferencë të mbajtur të martën, i kanë kundërshtuar vendimet e ministrit Abdixhiku. Gazmend Abrashi nga AAK, ka thënë se kanë shumë argumente që do t’i prezantojnë edhe në Kuvendin e Kosovës që “Autostrada e Dukagjinit” duhet të vazhdojë të zbatohet si projekt.
“‘Autostrada e Dukagjinit’ duhet të vazhdojë të zbatohet ashtu siç është paraparë projekti. Diku rreth 630 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në atë pjesë ku është paraparë ndërtimi i ‘Autostradës së Dukagjinit’ dhe nuk kemi asnjë arsye të besojmë që këta qytetarë të ndahen nga projektet tjera”, tha Abrashi.
Buxheti i Kosovës për vitin 2020, sipas qeverisë së kaluar është paraparë të jetë rreth 2.4 miliardë euro apo 1 milion euro më shumë sesa buxheti i vitit 2019. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj