LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: MIT në Qeverinë e kaluar ka dhënë tender prej 110 milionë euro pa u miratuar buxheti, do t’i nisë procedurat për anulim

Foto: Arkiv

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në mandatin e Qeverisë së kaluar ka shpallur një tender në vlerë prej 110 milionë euro për ndërtimin e 24 kilometra autostradë dhe për këtë theksoi se do t’i nisë procedurat për ndalimin e këtij tenderi, që sipas tij është i jashtëligjshëm.

Abdixhiku në konferencën për media, ka thënë se vendimi për shpalljen e këtij tenderi është marrë kur Qeveria ishte në ikje, pra më 13 janar, transmeton Telegrafi.


“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në mandatin e Qeverisë së kaluar saktësisht më 13 janar të këtij viti ka shpallur tender në vlerë prej 110 milionë euro për ndërtimin e 24 kilometrave autostradë, në këtë kohë të shpalljes së tenderit, me implikime e norma buxhetore, vendi nuk kishte qeveri të re, e për me tepër as buxhet të miratuar për vitin 2020. Gjatë ditëve të para si ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit janë vënë në dijeni të dy opinionet institucionale rreth këtij tenderi. Njëri nga Komisioni rregullativ i prokurorimit publik, dhe tjetri nga Ministria e Financave nga qeveria e kaluar. Të dyja opinionet theksojnë qartë se pa ndarje të buxhetit nuk mund të shpallen thirrje që krijojnë obligime financiare për Republikën e Kosovës. Gjithashtu është e padëgjuar që një qeveri në ikje të fus në obligime financiare qeverinë e ardhshme. Prandaj bazuar në dokumentet e propozuara të unë, sot kam kërku nga organet përgjegjëse të Ministrisë, se pa vonesa dhe urgjentisht t’i shikojnë procedurat për anulimin e tenderit në fjalë”, ka thënë ai, raporton Telegrafi.

Ministri Abdixhiku, po ashtu ka paralajmëruar se do t’i shqyrtojë të gjitha vendimet e ministrisë gjatë mandatit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori