Ekzekutohet pagesa prej 100 euro për studentët përfitues


Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se është bërë ekzekutimi i pagesës prej 100 euro për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.
Murati në një postim në Facebook shkruan se komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro.
Lexoni të plotë postimin:
Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.
Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































