LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Gjatë mandatit tonë buxheti do të arrin në 3 miliardë euro

Kurti: Gjatë mandatit tonë buxheti do të arrin në 3 miliardë euro

Mandatari për formimin e qeverisë, Albin Kurti ka paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, planin qeverisës.

Kurti ka thënë se ky është një program që adreson secilën fushë dhe prek secilin qytetarë të Kosovës.


Ai ka shtuar se buxheti i shtetit gjatë qeverisjes së tyre do të arrijë në 3 miliardë euro.

“Buxheti 3 miliardë euro, do të arrij gjatë mandatit tonë. Program nacional i kursimit 4-vjeçar përmes së cilit do të evitohen shpenzimet e luksit publik”, tha Kurti.

Kujtojmë se ditën e diele, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje. /Telegrafi/