LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbim zjarri midis trupave amerikane dhe afgane – vriten ushtarët nga të dyja palët

Shkëmbim zjarri midis trupave amerikane dhe afgane – vriten ushtarët nga të dyja palët

Personeli ushtarak amerikan dhe ai afgan u përplasën gjatë kryerjes së një operacioni në provincën lindore Nangarhar të Afganistanit, tha ushtria amerikane të shtunën, pasi pretendimet e pa verifikuara nga talebanëve tregojnë së paku janë pesë ushtarë të vdekur amerikanë.

Kishte viktima të shumta amerikane, por numri nuk dihej menjëherë, sipas një zyrtari amerikan që foli në kushte anonimiteti për të diskutuar informacionet që nuk janë lëshuar zyrtarisht, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, koloneli Sonny Leggett tha në një deklaratë se personeli afgan dhe ai amerikan ishin “të angazhuar me zjarr të drejtpërdrejtë”.

“Ne jemi duke vlerësuar situatën”, tha Leggett, pa thënë nëse ka pasur viktima.

Nuk kishte detaje të tjera.

Sidoqoftë, talebanët i thanë The New York Times  se ‘pesë ose gjashtë’ ushtarë amerikanë, si dhe gjashtë trupa afgane u vranë gjatë zjarrit.

Ushtarët e forcave speciale amerikane janë në Nangarhar për të ndihmuar qeverinë afgane të pastrojë zonën e talebanëve dhe forcave kryengritëse.

Një zyrtar ushtarak amerikan i tha Times se kishte të paktën gjashtë viktima të SHBA-së, megjithëse numri i saktë i viktimave ishte i paqartë.

Këtë dhjetor të kaluar, 23 ushtarë afganë u vranë kur një sulmues talebanë hapi zjarr ndaj kolegëve të tij në një bazë në provincën Ghazni në lindje të Afganistanit.

Incidenti vjen ndërsa Uashingtoni kërkon ti jap fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, më e gjata e Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Pas Gjermanisë, në rrezik për përmbytje edhe Italia

Pas Gjermanisë, në rrezik për përmbytje edhe Italia

Evropa
Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Amerika Latine
Kalo në kategori