LAJMI I FUNDIT:

Ish i burgosuri në burgun e Pozharevcit, flet për konferencën e Kurtit: Çdo gjë ishte spontane, mund të tregojnë vetëm ata që ishin prezentë

Ish i burgosuri në burgun e Pozharevcit, flet për konferencën e Kurtit: Çdo gjë ishte spontane, mund të tregojnë vetëm ata që ishin prezentë

Arben Bobani, ish i burgosur nga Gjakova, në një intervistë për Telegrafin ka rrëfyer tmerrin që kishte përjetuar në burgjet serbe.

Ai ka folur edhe për momentin dhe rrethanat se si është mbajtur konferenca në burgun e Pozharevcit në Serbi, në të cilën kryeministri i sapo zgjedhur, Albin Kurti ishte deklaruar para mediave.


Bobani ka theksuar se konferenca e Kurtit për media ishte krejt spontane.

Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë: Karriget i kemi por jam i bindur që më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve
Lexo po ashtu Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë: Karriget i kemi por jam i bindur që më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve

“Nuk ka qenë e organizuar, që njerëzit e cilësojnë, pasi folëm për burgun e Pozharevcit. Gjatë shëtitjeve që i bënin nganjëherë, në kohën e ardhjes së Kryqit të Kuq dhe delegacioneve, aty vetëm një prej tyre e njohu Albinin, ishte një gazetare. Albini ishte figurë publike pak më e njohur. Dikujt i ka lënë përshtypje, nuk dinin kënd me marrë në pyetje, xhironin burgun, objektin, edhe një gazetar shkoi te ai, shkuan edhe të tjerët, shkoi edhe ministri. Ne u larguam, ishte shumë spontane, për njerëzit që nuk kanë qenë aty. Mos flisni diçka që nuk e keni pa. Nuk është kjo me mbrojt askënd, po as me sha. Askush nuk e përmend qysh e rrahën pastaj Albinin. Shembull, sepse mu më kanë rrahur më shumë se ato. E kishim një rrugë me të prej Nishit në Pozharevc, mua nuk më rrahën, ato e rrahën fortë, që tash po më kujtohet. Nëse flasim brenda burgjeve duhet ta flasim të drejtën, edhe ai që ka qene aty”, ka shtuar Bobani.

Plagosja, kidnapimi nga serbët, masakra e Dubravës, burgjet e Serbisë, zhgënjimi me luftëtarët që e "vodhën" idealin e luftës
Lexo po ashtu Plagosja, kidnapimi nga serbët, masakra e Dubravës, burgjet e Serbisë, zhgënjimi me luftëtarët që e "vodhën" idealin e luftës

Deklaratën e tij për konferencën e shefit aktual të Qeverisë së Kosovës, në burgun e Pozharevcit, mund ta ndiqni nga minuta 12 e 30 sekonda deri në minutën 14 e 15 sekonda.

Ndryshe, gjakovari në moshën 20 vjeçare – në vitin 1998 – i ishte bashkuar radhëve të ish – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke vazhduar më pas vuajtjet e tij në burgun e Dubravës, ku kishte përjetuar masakrën e tmerrshme, për të vazhduar me dhunën dhe keqtrajtimet në burgjet serbe, për tu liruar në vitin 2001. Ai këto dhe shumë detaje tjera i ka shpalosur në një intervistë për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori