LAJMI I FUNDIT:

Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë: Karriget i kemi por jam i bindur që më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur mbledhjen e parë, solemne të Qeverisë.

Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë, në të cilën munguan ministrat serb tha se do të punojnë si ekip dhe se energjia dhe entuziazmi i qytetarëve duhet të jenë motor për punën e tyre.

Kryeministri tha se në Qeveri do të punojnë si ekip, ndërsa partitë politike i kanë në Kuvend.

Po ashtu Kurti u shpreh i hapur, duke u thënë ministrave se ai do të jetë i gatshëm në çdo kohë të bashkëpunoj me ta për të përmbushur programin qeverisës.

“Është kënaqësi t’ju shoh të gjithëve kështu të entuziazmuar për detyrën dhe punën që e keni marrur dhe e kemi marrur bashkërisht. Po e filloj duke e uruar secilin prej jush për pozitën dhe përgjegjësinë që e keni për t’i shërbyer qytetarëve tanë pa dallim. Është mirë ta themi që në fillim se ky kabinet është i qytetarëve dhe se ne punojmë në emër të tyre e për ta. Ata na e kanë dhënë neve besimin, na e kanë dhënë mandatin dhe presin nga që t’i realizojmë prioritetet dhe detyrat tona. Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve duhet të jenë motor për punën tonë prandaj edhe nuk duhet të pushojmë derisa ta shpërblejmë besimin e tyre. 100 ditët e para do të jenë ditë të zëna me angazhim e përkushtim maksimal, karriget i kemi por jam i bindur që më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve. Programi jonë qeverisës është ambicioz aq sa janë edhe pritjet e qytetarëve. Unë nuk kam dyshim se ne kemi aftësinë, guximin dhe shkathtësitë për t’i dhënë rezultatet të cilat kërkohen prej nesh”, tha Kurti.

Kryeministri i zgjedhur një ditë më parë me 66 vota për dhe 10 abstenime tha se sytë e gjithë popullit janë te ky kabinet qeverisës, rrjedhimisht te secili prej ministrave.

“Sytë e gjithë popullit janë te ky kabinet qeverisës, rrjedhimisht te secili prej jush. Do të ishte mirë që të gjithë ne të mësojmë përmendësh programin qeverisës të dal nga marrëveshja e koalicionit sepse me të do të zgjohemi në mëngjes e me të do të biem të flemë. Le të bëhemi të thjesht e të drejt ashtu siç i kemi qytetarët që janë aq të mirë. Ministri i Bujqësisë duhet të kaloj më shumë kohë me fermerët sesa në zyrën e tij, e ministri i Shëndetësisë më shumë kohë duhet të kaloj me mjek e me pacientë.  Pra jo të rrimë ulur në kolltuqe e të urdhërojmë nga lartë, por të zbresim poshtë sepse atje është e vërteta jonë, atje shihen politikat tona.  Mandati mund të jetë edhe privilegj, por është mirë që të kuptohet që është privilegj për të shërbyer e jo për të urdhëruar. Jepni kuptim pozitës së ministrit çfarë nuk ka pasur në Kosovën e pasluftës. Shansin për sukses i kemi të mëdha, por duhet të punojmë si ekip. Sukseset e dështimet janë kolektive  e jo personale e aq më pak partiake. Partitë i kemi në Kuvend, atje i kemi grupet parlamentare, ndërsa këto do të punojmë në ekip. Në këtë qeveri nuk do të ketë LVV, LDK, LSD, LD. Do të jemi qeveri e Kosovës, që punon bashkë për të mirën e qytetarëve. Dera ime do të jetë e hapur në çdo kohë e çdo minut, unë asgjë nuk kam më të rëndësishëm se programi. Le të jetë kjo një pamje që ata duan ta shohin sërish e përsëri, duan ta shohin vazhdimisht”, tha ndër të tjera Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori