LAJMI I FUNDIT:

IKSHP bënë të ditura masat e parandalimit të pneumonisë me Coronavirus

IKSHP bënë të ditura masat e parandalimit të pneumonisë me Coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka treguar masat për parandalimin e pneumonisë me Coronavirusin.

IKSH rekomandon që të shmangen kontaktet me njerëzit që vujanë nga infeksionet akute në frymëmarrje, të evitohen vendet e mbyllura, të kërkohet ndihma mjekësore në rast të paraqitjes së etheve, kollës dhe vështirësisë në frymëmarrje.


Frika nga "Coronavirusi" - çfarë duhet të dimë?
Lexo po ashtu Frika nga "Coronavirusi" - çfarë duhet të dimë?

Njoftimi i plotë:

Masat e parandalimit të pneumonisë me Coronavirus!

1. Shmangni kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!

2. Lani shpesh duart me ujë e sapun 20-30 sekomda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

3. Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!

4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.

5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.

6. Evitoni vendet e mbyllura dhe të mbi populuara me njerëz!

7. Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë temperaturë, ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori