LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Liverpooli do të ishte kampion në Itali, Spanjë dhe Gjermani

Guardiola: Liverpooli do të ishte kampion në Itali, Spanjë dhe Gjermani

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk do të dëgjojë kritikat ndaj lojtarëve të tij pas sezonit të tyre të vështirë në Ligë Premier këtë sezon.

Guardiola pranon që gjithmonë do të ketë një reagim këtë sezon pasi skuadra e tij fitoi dy titujt e fundit me një total prej 198 pikësh.

Ajo që ai nuk e parashikoi ishte një reagim nga Liverpooli i Jurgen Klopp, ekipi i cili ka humbur vetëm dy pikë në 23 ndeshjet e para të sezonit duke krijuar një epërsi prej 16 pikësh me një ndeshje më pak.


Guardiola dorëzohet për titull: Man City duhet të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Guardiola dorëzohet për titull: Man City duhet të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve

“Ajo që bëri skuadra ime gjatë dy sezoneve të fundit ishte e jashtëzakonshme. Nuk kam asnjë dyshim për ta sepse e di se çfarë mund të ndodhë në sezonin pasi të jesh kampion”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Liverpooli do të jetë kampion, por do të jetë kampion në Spanjë, kampion në Itali, kampion në Gjermani. Ata do të ishin kampionë kudo”.

Guardiola e vlerëson lartë sezonin e Liverpoolit (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Ka 22 fitore dhe një barazim nga 23 ndeshje. Është e pamundur ta trajtosh këtë edhe në momentet e tua më të mira”.

“Ne kemi pasur rezultate të mira këtë sezon. Do të luftonim për titullin në Spanjë, Gjermani dhe Itali me pikët që kemi”.

Rikthimi i Ligës Premier në majat e futbollit evropian – Liverpooli ‘sundues’ i Evropës dhe Botës, Chelsea fitues i Ligës së Evropës
Lexo po ashtu Rikthimi i Ligës Premier në majat e futbollit evropian – Liverpooli ‘sundues’ i Evropës dhe Botës, Chelsea fitues i Ligës së Evropës

“Por, Liverpooli është thjesht fantastik, fenomenal, dërrmues, me ato që kanë bërë”.

“Për sa i përket mentalitetit, ky ekip është i jashtëzakonshëm”.

“Sinqerisht, është një nga më të mirët që kam trajtuar apo përballur ndonjëherë në karrierën time. Kjo është arsyeja pse unë jam aq krenar”, përfundoi katalunasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq

La Liga
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Premier League

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori