LAJMI I FUNDIT:

Meta: Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike

Meta: Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqi, pas tërmetit tragjik.

Meta përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka shkruar se u shpreh ngushëllime familjeve të prekura nga tërmeti, duke shtuar se populli shqiptar është në krah të Turqisë, transmeton Telegrafi.

“Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh.Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë. Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike”, ka shkruar Meta.


Shkon në 19 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi
Lexo po ashtu Shkon në 19 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Ndryshe, nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur të premtën Turqinë, kanë humbur jetën 19 persona. Tërmeti ishte  me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter, ku rrëzoi me dhjetëra ndërtesa dhe provinca Elazig është më e prekura se të tjerat. /Telegrafi/