LAJMI I FUNDIT:

E mori me veturë në motel dhe dyshohet se ushtroi dhunë fizike dhe e dhunoi – ndalohet një person në Ferizaj

E mori me veturë në motel dhe dyshohet se ushtroi dhunë fizike dhe e dhunoi – ndalohet një person në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”.  

Në njoftimin për media bëhet e ditur se ekziston dyshimi se i njëjti e kishte marrë me veturë viktimën dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të në një motel si dhe ndaj të njëjtës ka ushtruar dhunë fizike.


Viktima dyshohet se ka ngecje në zhvillim mendor dhe e njëjta nga familjarët e saj ditë më parë është raportuar e zhdukur.

Nga hetuesit rajonal të Policisë, viktima është dërguar fillimisht në Urgjencën e Kaçanikut ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas e njëjta është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Ndryshe, sot në raportin policor ishte bërë e ditur se një grua ka raportuar në polici, se vajza e saj dyshohet se është marrë nga një person i panjohur me veturë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale.

Rasti u raportua në polici më datën 1 maj, transmeton Telegrafi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Kalo në kategori