LAJMI I FUNDIT:

Emre Can pranon ofertën e Dortmundit?

Emre Can pranon ofertën e Dortmundit?

Borussia Dortmundi thuhet se ka marrë një përgjigje pozitive nga Emre Can, por ende janë duke negociuar me Juventusin për çmimin e mesfushorit gjerman.

Alfredo Pedulla shkruan se gjermani i ka thënë ‘po’ Dortmundit në lidhje me një lëvizje në Signal Iduna Park, por verdhezinjtë janë ende duke diskutuar në lidhje me çmimin.


Gazetari i SportItalia shkruan gjithashtu se Can ka dhënë miratimin e tij për një transferim në klubin nga Bundesliga gjatë orëve të fundit dhe Dortmundi ka arritur në 20 milionë euro me ofertën e tyre për Zonjën e Vjetër.

Emre Can drejt Borussia Dortmund, lojtari ka marrëveshje me klubin gjerman
Lexo po ashtu Emre Can drejt Borussia Dortmund, lojtari ka marrëveshje me klubin gjerman

Liderët e ligës italiane nuk janë të gatshëm të lejojnë largimin e ish-mesfushorit të Liverpoolit, përveç nëse BVB do të arrijë shumën e 25 milionë eurosh.

Nuk kanë mbetur shumë deri në mbyllje të afatit kalimtar dimëror, por gjithçka flet rreth një rikthimi të Can në Gjermani.

Kontrata e Emre Can në Allianz Stadium skadon në qershor të 2022 dhe ai ka luajtur 45 ndeshje që kur erdhi si transferim i lirë nga Liverpooli në vitin 2018. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori