LAJMI I FUNDIT:

Emre Can drejt Borussia Dortmund, lojtari ka marrëveshje me klubin gjerman

Emre Can drejt Borussia Dortmund, lojtari ka marrëveshje me klubin gjerman

Emre Can është i destinuar të largohet nga Juventus për shkak të mungesës së minutave, ndërsa mediat gjermane shkruajnë se ai tashmë ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin.

Në javët e para të afatit kalimtar të janarit, nuk ka pasur kërkesa për lojtarin, por tani duket se ka lëvizje.


Sipas raportimeve nga Sky Germany, lojtari ka pranuar të bashkohet me Borussia Dortmundin, duke pranuar që ta ul edhe pagën e tij në mënyrë që të përfundojë aventurën te Juventus.

Skuadra gjermane, atij do t’i garantojë minuta më shumë se sa që ka te Juve.

Tani ka mbetur që Dortmund të jetë në gjendje të përmbushë kërkesat ekonomike të Juve.

Sidoqoftë, është e qartë që Juve po kërkon të shes Emre Canin dhe për sa kohë që oferta nuk është shumë e ulët, marrëveshja mund të arrihet. /Telegrafi/