Kastriot Imeri nënshkruan zyrtarisht me klubin e Bundesligës

Klubi gjerman i Bundesligës, Union Berlin ka konfirmuar nënshkrimin e mesfushorit me prejardhje shqiptare, Kastriot Imerit, nga Young Boys.
Imeri do të ribashkohet me trajnerin Mauro Lustrinelli pasi të dy u bashkuan për të ndihmuar Thunin të fitonte titullin e parë të Superligës Zvicerane në sezonin 2025/26 gjatë periudhës së huazimit të mesfushorit sulmues.
Njoftimi zyrtar erdhi nga vet rrjetet sociale të klubit që garon në Bundesligën gjermane.
“Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e lojtarit të kombëtares zvicerane, Kastriot Imeri. Mauro e njeh dhe i beson atij, dhe ne e duam tashmë. Mirë se vini në klub, Kastriot”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.
We are delighted to announce the signing of Swiss international, Kastriot Imeri. Mauro knows and trusts him, and we love him already. Welcome to the club, Kastriot. #fcunion pic.twitter.com/kGoJzAiwmR
— 1. FC Union Berlin (English) (@fcunion_en) September 1, 2026
Imeri, i cili ka një ndeshje për Zvicrën, shënoi gjashtë gola dhe dha tetë asistime në 30 ndeshje të ligës kryesore të Zvicrës sezonin e kaluar.
Ai mund të debutojë për kryeqytetasit kundër Bayer Leverkusen të shtunën në kuadër të javës së dytë të Bundesligës.
Transferimi i tij te Union Berlini ka kushtuar 2.5 milionë euro. /Telegrafi/











































