LAJMI I FUNDIT:

Gangsterët irlandezë po i kopjojnë kartelet meksikane – po i shpërndajnë pamjet e viktimave, për të trembur rivalët

Gangsterët irlandezë po i kopjojnë kartelet meksikane – po i shpërndajnë pamjet e viktimave, për të trembur rivalët

Gangsterët e pamëshirshëm irlandezë kanë filluar të kopjojnë praktikën famëkeqe të karteleve meksikane – duke shpërndarë pamjet e viktimave, për të trembur rivalët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bandat – të cilët bëjnë pjesën më të madhe të parave të tyre duke shitur kokainë – kryejnë praktikat e mprehta për të trembur kundërshtarët e tyre.

Keane Mulither-Woods, 17 vjeç nga Drogheda, eshtrat e të cilit u gjetën në Dublin

Dhe gjërat shkuan në një nivel tjetër kur trupi i Keane Mulither-Woods, 17 vjeç, “u shpërbë” nga një “vrasës serik”.


Gjymtyrët e tij ishin prerë dhe koka e tij u gjet në bagazhin e një makine të djegur, pasi ai u zhduk në Drogheda, Co Louth, dy javë më parë.

Kartelet meksikane janë të njohura për taktikat e tyre, duke shpërndarë pamjet e viktimave – për të frikësuar rivalët

Ekziston frika se vdekja e tij mund të shkaktojë hakmarrje të mëtejshme në stilin e tmerrshëm të kartelit Sinaloa të El Chapo-s, që ua priste kokat viktimave dhe shpërndante pamjet.

Ndërkohë policët irlandezë kanë krijuar një prani të fortë në Drogheda, në një përpjekje për të parandaluar ndonjë shpërthim më të dhunës.

Keane Mulither-Woods u kap në luftën e bandave në Irlandë

Siç ishte raportuar, Keane u rrëmbye dhe u dërgua në një shtëpi ku u torturua – pastaj u vra dhe u shpërbë.

Një burrë 24-vjeçar është arrestuar që në lidhje me vrasjen e të riut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Kalo në kategori