LAJMI I FUNDIT:

Fuqitë e përfshira në konfliktin në Libi ranë dakord për një armëpushim dhe një embargo armësh

Fuqitë e përfshira në konfliktin në Libi ranë dakord për një armëpushim dhe një embargo armësh

Gjatë një takimi në Berlin, partnerët e qeverisë libiane të mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe ata që mbështesin rebelët (e ngritur në vitin 2014) përparuan drejt një “zgjidhjeje politike”. “Unë nuk kam iluzione; do të jetë një rrugë e vështirë”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel, pritëse e ngjarjes.

Vendet që mbështesin Qeverinë e Libisë të mbështetur nga KB dhe ajo e forcave rebele në Tobruk, arritën një marrëveshje këtë të diel për ta bërë efektiv armëpushimin e filluar një javë më parë dhe embargoja e armëve u dekretua nga Kombet e Bashkuara, gjatë një takimi në Gjermani, transmeton Telegrafi.


Marrëveshja u nënshkrua në një konferencë ndërkombëtare për Libinë në Berlin, të organizuar nga Qeveria gjermane dhe Kombet e Bashkuara, konferencë ku morën pjesë edhe presidenti i Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare (GNA) i Libisë, Fayed al Serraj, i mbështetur nga Turqia, dhe kreu i Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA), Jalifa Haftar, i mbështetur nga Rusia.

“Mund të thuhet se Konferenca Libiane jep një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e paqes”, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një konferencë shtypi në fund të konferencës.

Sipas Merkel, “nuk ka mundësi për një zgjidhje ushtarake”. “Ne kemi nevojë për një zgjidhje politike”, shtoi kancelarja, e cila ka arritur për herë të parë të mbledhë në një konferencë të gjithë aktorët përkatës në këtë konflikt, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Është një plan “i përgjithshëm” dhe “detyrues” që “nuk zgjidh të gjitha problemet”, por jep një “nxitje” drejt një zgjidhjeje diplomatike. “Unë nuk kam iluzione; do të jetë një rrugë e vështirë”, shtoi kancelarja, përcjell Telegrafi.

Merkel theksoi se embargoja e armëve duhet të “kontrollohet shumë” për pajtueshmëri dhe se e gjithë kjo marrëveshje, që ajo të jetë e vlefshme ndërkombëtarisht, tani duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Dokumenti është i angazhuar për një armëpushim “të qëndrueshëm” dhe “të verifikueshëm” dhe i nxit të gjithë aktorët që “në mënyrë unike” të respektojnë embargon e armëve. Ata gjithashtu kërkohet të mos kontribuojnë në përshkallëzimin e konfliktit.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, Vladimir Putin, Rexhep Tajip Erdogan; kryeministri italian, Giuseppe Conte, Boris Johnson, si dhe Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, dhe presidenti egjiptian, Abdelfatah al Sisi.

Marshal Haftar udhëheq forcat rebele siriane me qendër në Tobruk dhe mbështetet nga Rusia, Arabia Saudite, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Parisi dhe Uashingtoni e mbështesin atë politikisht.

Al Serraj GNA, ndërkohë, është i vendosur në kryeqytetin libian Tripoli dhe është mbështetur politikisht dhe financiarisht nga Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara, Italia dhe Katari, dhe merr mbështetje ushtarake nga Turqia, në shkelje të embargos së armëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori