LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich e projekton transferimin e Semedos nga Barcelona

Bayern Munich e projekton transferimin e Semedos nga Barcelona

Bayern Munich e dëshiron transferimin e Nelson Semedos nga Barcelona.

Bavarezët shpresojnë që ta transferojnë mbrojtësin portugez në këtë afat, por një gjë e tillë është më e mundshme në verën e këtij viti.


Semedo ishte i lidhur me një kalim te Manchester United e Paris Saint-Germain në verën e vitit të kaluar, por Ernesto Valverde refuzoi shitjen e tij.

Nelson Semedo (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Për portugezin është i interesuar edhe Tottenham Hotspuri, pasi Jose Mourinhos i pëlqen shpejtësia dhe krijimi i aksioneve nga lojtari.

Barcelona e gatshme ta shesë Semedon në janar
Lexo po ashtu Barcelona e gatshme ta shesë Semedon në janar

Bayern Munich thuhet se është më afër transferimit të tij, pasi Joshua Kimmich po lëviz në qendër të mesfushës dhe Benjamin Pavard mbetet i vetëm në mbrojtje.

Semedo e ka humbur vendin nga Sergio Roberto dhe klauzola e tij për t’u larguar nga Camp Nou është 100 milionë euro. /Telegrafi/