LAJMI I FUNDIT:

Dhunë, mashtrim dhe përndjekje, pesë të arrestuar në Tiranë

Dhunë, mashtrim dhe përndjekje, pesë të arrestuar në Tiranë
Foto: Arkiv

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrim prone” shtetasi M. K., 23-vjeç, banues në Tiranë.


“Ky shtetas më datë 10.01.2020 në vendin e quajtur ‘Kodrat e liqenit artificial’ ka vjedhur biçikletën e një shtetasi, si dhe po më datë 10.01.2020 në zonën e liqenit artificial ka dëmtuar me thyerje xhamat e një magazine me qëllim për të vjedhur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë në Kamëz u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi Xh. M., 36-vjeç, banues në Çerkezë, Zall Herr, pasi ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike si dhe ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij.

Po në Kamëz u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përndjekja” shtetasi H. M., 54-vjeç lindur në Domje dhe banues në Laprakë, pasi ka përndjekur në mënyrë sistematike në qendrën e punës ku punon dhe ku jeton ish-bashkëshorten e tij.

Një 48 vjeçar u arrestua për “Mashtrim”, pasi në rrugën “Panajot Pano” në dyqanin e një shtetaseje me anë të mashtrimit ka përvetësuar shumën prej 10 mijë mijë lekëve të reja, me pretendimin se i kërkonte i ati i shtetases, shumë e cila u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa në Kavajë u arrestua në flagrancë për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit” shtetasi, P. J., 65-vjeç banues në fshatin Sinoballa, Rrogozhinë pasi duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij tip BMW ka goditur jashtë rrezikut për jetën shtetasin A. H., 33-vjeç banues në Pajovë, Peqin i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Materialet hetimore për të gjitha rastet i kaluan Prokurorisë , për veprime të mëtejshme. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori