LAJMI I FUNDIT:

Shala: Gjatë vitit 2019, Apeli trajtoi afër 18 mijë lëndë

Shala: Gjatë vitit 2019, Apeli trajtoi afër 18 mijë lëndë

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka mbajtur konferencë për medie ku ka shpalosur punën dhe rezultatet e kësaj gjykate gjatë vitit 2019.

Shala tha se Gjykata e Apelit gjatë vitit 2019, ka arritur që t’i zgjidhin 17,600 lëndë, ku 4 mijë prej tyre kanë qenë të bartura nga viti 2018.


Sukses e ka konsideruar edhe zvogëlimin numrit të lëndëve të vjetra të zgjidhura, pasi në vitin 2019 janë zgjidhur 1300.

Sipas tij, puna më e madhe gjatë këtij viti është bërë në divizion civil, ku janë kryer më shumë se 3 mijë lëndë.

“Gjatë vitit 2019 në punë ishin mbi 20 mijë lëndë. 2020 me mbi 11 mijë lëndë të bartura. Këtë vit e fillojmë me lëndë 11,623 lëndë. Ky rezultat vjen falë angazhimit të madh që e kanë bërë gjyqtarët. Praktikantët nëpër gjykata t’u kompensohet punët më 150/200 euro. Puna më e madhe është në bërë në divizionin civil sepse kemi pasur ngecje në departamentet tjera kemi rezultate të prekshme, ngecje më të mëdha në atë civil kemi pasur i kemi kry më shumë se 3 mijë lëndë se sa vitin e kaluar. Puna më e madhe se kemi 6,793, i kemi kryer 8,428”, tha Shala.

Lidhur me rastin e ashtuquajtur “Pronto”, Shala tha se në momentin që do pranojnë ankesë nga Prokuroria, do të trajtohet shpejt pasi departamenti special që është krijuar ka vetëm edhe 10 lëndë të pazgjidhura.

“Tek lëndët që kemi të bëjmë me krimet të rënda apo kjo lëndë bie në kompetencë për çështje special ky shumë shpejt nuk ka nevojë t’i jepet prioritet nëse nënshtrohet nëse vjen tek ne ankesat e prokurorit do trajtohet shpejt. Krejt 10 lëndë e kemi të pakryer në departamentin special, prandaj konsideroj se nuk duhet shqetësuar”, tha ai.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala kërkoi nga KGJK që të rrinë numrin e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit me qëllim që të përfundojnë më shpejt lëndët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori