LAJMI I FUNDIT:

Rrëzimi i aeroplanit në Iran, zbulohen teoritë kryesore që po hetohen nga Ukraina

Rrëzimi i aeroplanit në Iran, zbulohen teoritë kryesore që po hetohen nga Ukraina

Hetuesit ukrainas kanë identifikuar katër arsye të mundshme të rrëzimit të aeroplanit në Iran, ngjarje nga e cila humbën jetën 176 persona.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Oleksiy Danylov, sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, ai që zbuloi se një sulm me raketa, një përplasje, një shpërthim motori ose terrorizmi mund të kishin çuar drejt tragjedisë.


Një pretendim i tillë vjen pasi një raport fillestar nga hetuesit iranianë tha që aeroplani, një Boeing 737-800, ishte përfshirë nga një zjarr, pak para se të rrëzohej.

“Ukraina po shikon shkaqe të ndryshme të mundshme të rrëzimit, duke përfshirë një sulm të mundshëm raketash, një përplasje, një shpërthim motori ose terrorizëm”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Po binte në tokë si “një top zjarri”: Pamje të tjera të rrëzimit të aeroplanit me pasagjerë në Iran, pak pas sulmit mbi bazat ushtarake amerikane
Lexo po ashtu Po binte në tokë si “një top zjarri”: Pamje të tjera të rrëzimit të aeroplanit me pasagjerë në Iran, pak pas sulmit mbi bazat ushtarake amerikane

Rrëzimi ndodhi disa orë pasi Irani nisi sulmin me raketa ndaj bazave në të cilat janë të vendosur forca të drejtuara nga SHBA në Irak, duke bërë që disa të spekulojnë se aeroplani mund të jetë goditur.

Ndërkohë, sipas mediumit britanik Mirror, disa pamje që qarkullojnë në mediat sociale dyshohet se tregojnë një fragment të një rakete, dhe postimet pretendojnë se mbeturinat u gjetën afër vendit ku fluturoi aeroplani i Ukrainian International Airlines.

Sidoqoftë, një vlerësim fillestar nga agjencitë e inteligjencës perëndimore ishte se aeroplani kishte pësuar një mosfunksionim teknik, kanë thënë burime të sigurisë për Reuters.

Rrëzimi i aeroplanit në Iran, tregohet identiteti i 176 pasagjerëve dhe shkaktari që solli aksidentin
Lexo po ashtu Rrëzimi i aeroplanit në Iran, tregohet identiteti i 176 pasagjerëve dhe shkaktari që solli aksidentin

Megjithatë, Danylov tha se hetuesit ukrainas në Iran donin të kontrollonin vendin e përplasjes për mbeturinat e mundshme të një rakete ruse pasi panë raporte për ekzistencën e mundshme në internet.

“Komisioni ynë (hetues) po flet me autoritetet iraniane në lidhje me vizitën në vendin e përplasjes dhe është i vendosur të kërkojë fragmente të një rakete të mbrojtjes ajrore ruse për të cilën kishte informacion në internet”, citohet të ketë thënë Danylov për faqen e lajmeve ukrainase Censor.net.

Ai tha se Ukraina do të bazohej në ekspertizën e mësuar nga kryerja e hetimeve të veta për rrëzimin e vitit 2014 të Malaysia Airlines MH-17 mbi Ukrainën lindore, një incident që vrau të gjithë 298 njerëzit në bord. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori