Renault Clio i ri sapo është shpallur nga “Euro NCAP” si vetura më e sigurt e kategorisë supermini (bashkë me veturën Audi A1) mes veturave që janë testuar gjatë vitit 2019.
Vetura më e shitur e Renault është testuar në mes të vitit 2019 dhe i ka marrë pikët më të larta.
Clio i ri përfiton nga një strukturë e optimizuar e karrocerisë dhe karrigeve, ka rripe të sigurisë të cilët janë të dizajnuar që të ofrojnë mbështetje optimale për të gjithë pasagjerët, pavarësisht madhësisë së tyre apo pozitës ku ulen në veturë, me kufizues të ngarkesës (që ndihmon për të mos shkaktuar shumë presion në gjoksin e pasagjerit nga rripi i sigurisë në raste të aksidenteve) dhe pre-tensionerë piroteknik që e minimizojnë lëvizjen e pasagjerit brenda veturës në raste të aksidenteve.
Renault e ofron teknologjinë Fix4sure për një siguri sa më të madhe të pasagjerëve në mënyrë që gjatë aksidenteve të shmanget “efekti i nëndetëses” (lexo: submarine effect), ku trupi rrëshqet poshtë rripit të sigurisë dhe mund të shkaktohen lëndime serioze të brendshme, madje edhe vdekje.
Ndër tjerash, në Clio-n e ri tani është e mundur të instalohen të gjitha llojet e ulëseve të bebeve – si në ulëset e pasme, ashtu edhe në ato të parme – në sistemet Isofix dhe në ato I-size, dhe gjithashtu ofron mbrojtje shtesë të kokës për pasagjerët e pasmë në rast të aksidenteve në pjesët anësore.
Clio i ri ka shumë karakteristika tjera të cilat e bëjnë atë ideal për vozitje:
• 6 airbag
• ABS me asistencë të frenimit emergjent
• Kamerë dhe radar (që mundëson asistimin për qëndrim në shirit, njohjen e shenjave të trafikut me paralajmërim të shpejtësisë, paralajmërim të distancës, frenim emergjent)
• Cruise control/kufizues të shpejtësisë
• Alarm për mos vënie të rripit të sigurimit
• Thirrje emergjente
Vetura ka edhe drita të përparme standarde 100% LED, pasqyre të brendshme për ditën dhe natën si dhe drita të poshtme e të larta automatike.
Pra, Renault Clio i ri i ofron gjërat më të mira në aspektin e sigurisë, duke e dëshmuar edhe një herë ekspertizën e kompanisë në siguri për të gjithë pasagjerët dhe veturave tjera në komunikacion.
Me dizajnin e ri, përmbajtjen tejet të lartë teknologjike dhe të gjitha shpikjet që ka, Renault Clio i ri ka hapur një epokë të re në strategjinë e produkteve të Renault dhe e ofron më të mirën në siguri për veturën më të shitur franceze në botë.
Përndryshe, Clio i Ri fillon me një çmim prej vetëm 11,900 eurove në distributorin e autorizuar të Renault për Kosovë, Auto Mita.
artikull i sponsorizuar
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë
Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi
Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë
Niveli i sigurisë së Polestar 2 do të jetë më i lartë se çdo makine tjetër që mbushet me rrymë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri