LAJMI I FUNDIT:

Meta: Rama ha dreka e darka me udhëheqësit e Serbisë dhe fyen liderët politikë të Kosovës, e papranueshme

Meta: Rama ha dreka e darka me udhëheqësit e Serbisë dhe fyen liderët politikë të Kosovës, e papranueshme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nuk sheh zgjidhje tjetër për rishikimin e ndryshimeve kushtetuese të 2008 përpos referendumit.

I ftuar në “360 Gradë”, ai tha se kjo çështje ka qenë dhe mbetet prioritet i tij.


“Rishikimin e ndryshimeve të vitit 2008 e kam një gjë të cilën e kam pasur dhe e kam prioritet. Kemi dashur dhe e kemi kërkuar këtë gjë dhe me PD dhe me PS. Nuk pranohej nga të tjerët. Kjo zgjidhet vetëm përmes një referendumi dhe për këtë po mendoj.Këto marrëveshje për 2008 e më pas janë bërë nga dy partitë kryesore dhe janë kundërshtuar nga partia që unë drejtoja dhe të tjerë. Është e vështirë ose e pamundur dhe në pozitat e mëparshme aq më tepër që të vendosja kushte të parealizueshme kur dihej vullneti i tyre në të kaluarën.Vetëm një rrugë më ka mbetur mua dhe qytetarëve shqiptarë, rruga e referendumit”, është shprehur Meta.

Ai ka theksuar se, populli shqiptar ka vendosur me referendumin që bëri në 1998 të drejtën për tu shprehur me referendum për çështje të veçanta.

“Po mendoj këtë zgjidhje, nuk pres zgjidhje nga partitë për këtë çështje. Partitë duan të kenë gjithmonë pushtetin e tyre mbi qytetarin. Nëse do të ecim drejt dhënies së pushtetit të qytetarëve ndaj partive kjo nuk u intereson. Vetëm aplikimi i referendumeve do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky batak”, është shprehur ai.

Presidenti shqiptar konsideron se, vetëm një referendum e nxjerr Shqipërinë nga bataku.

Në Shqipëri është e pamundur të kemi dialog politik të përgjegjshëm, nuk ka funksionuar dhe nuk funksionon. Është e pamundur të marrë dikush përgjegjësinë për një gjë, gjithmonë përgjegjësia është ping-pong. E vetmja rrugë është referendumi”, tha presidenti shqiptar.

Meta foli edhe për deklaratat e Ramës kundrejt politikanëve kosovarë, duke i cilësuar të papranueshëm.

Meta tha se nuk mundet që kryeministri i Shqipërisë të hajë dreka dhe darka me presidentin e Serbisë dhe të sulmojë liderët e Kosovës.

“Fyerjet e këtij individi ndaj liderëve politikë të Kosovës janë totalisht të papranueshme. Ti nuk mund të hash dreka e darka me udhëheqësit e Serbisë dhe nga ana tjetër të fyesh politikanët e Kosovës. Sa u përket akuzave të Ramës ndaj Ramushit, nuk me shqetësojnë sepse të gjithë e dine se ai të vërtetat e tij i ka mbrojtur në çdo nivel. Rama nuk mund të eksportoje konfliktet e brendshme në Kosovë”, tha Meta.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori