LAJMI I FUNDIT:

Ford Ranger iu mundëson të shkoni edhe nëpër terrene të panjohura dhe të mos humbeni

Ford Ranger iu mundëson të shkoni edhe nëpër terrene të panjohura dhe të mos humbeni

Me anë të kësaj mundësia unike, Ranger iu mundëson që kurë të mos humbi rrugën

Në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, Ford ka investuar 676 milionë euro, ku planifikon të ndërtojë Ranger të ri si dhe makinën Bronco SUV, transmeton Telegrafi.


I lansuar më 2011, Ranger ka pësuar disa ndryshime në kohë, derisa është paralajmëruar që brenda dy vitesh, të arrijë modeli tërësisht i ri.

Por, Ford nuk mjaftohet me paq dhe dëshiron që modeli aktual, të jetë sa më modern dhe t’i përshtatet nevojave të kohës.

Si pjesë e pakos për të gjitha terrenet FX2, ky përditësim që është në dispozicion për Ford Ranger, përmban edhe mundësinë “Breadscums”, që në shqip do nënkuptonte thërrime buke.

Njëjtë sikur të vendoseshin “thërrime” nga pas, kudo që shkon makina, qoftë edhe nëpër terrene të panjohura dhe të pa shënuara, lokatori i makinës, regjistron të gjithë shtegun e përshkuar.

Kur shoferi vendos të kthehet, kjo i mundëson të mos humbet dhe i shfaqen përpara pikat të cilat duhet ndjekur, që tregojnë rrugën që është kaluar më herët dhe duhet ndjekur. /Telegrafi/