LAJMI I FUNDIT:

Qalaj: Viti 2019 ka qenë vit i realizimit të objektivave

Qalaj: Viti 2019 ka qenë vit i realizimit të objektivave

Në pritjen e fundvitit nga Policia e Kosovës, drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni ka prezantuar një mori të arriturash të Policia së Kosovës, të cilat sipas tij, krahasuar më periudhën paraprake, flasin se për punën shumë të mirë të pjesëtarëve të këtij institucioni.

Ai ka theksuar se ka pasur një angazhim të madh, i shoqëruar me shumë aktivitete policore, sfida dhe shumë të arritura. Viti 2019, ka qenë vit i realizimi të objektivave në të gjitha aspektet.

“Disa të arritura do t’i sqarojmë në mënyrë telegrafike. Objektivi ynë ka qenë që të punojmë, në mënyrë që të arrijmë zvogëlimin e veprave penale në tërë Kosovën. Zotimi ynë ka qenë të arrijmë deri në 5 për qind të kemi ulje të veprave penale, por falë angazhimit të policëve, është se kemi shënuar 9.04 për qind ulje të rasteve. Poashtu kemi pasur 16, 21 për qind me pak vepra penale të të gjitha llojeve. Derisa 36,3 për qind kemi më pak vrasje, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, ka shtuar Qalaj.


Ai ka thënë se janë 13 për qind më pak raste që janë shënuar me lëndime të rënda trupore, respektivisht 10.3 për qind me pak raste të lëndime të lehta trupore.

“Nga kategoria e veprave penale kundër pasurisë, janë shënuar 21.2 për qind më pak vjedhje, 41,7 për qind më pak grabitje, gjatë këtij viti kemi pasur 10,08 për qind  të vdekur në aksidentet e trafikut, kemi pasur sukses mjaft të madh në luftimin e krimit të organizuar të korrupsionit. Kemi pasur në përgjithësi 1336 raste në fushën e luftimit të trafikimit me narkotik, ku janë ngritur 1173 kallxime penale, ndaj 1489 personave. Janë arrestuar 1495 persona, ku janë realizuar 929 operacione me 10 mije e 85 bastisje, derisa janë goditur 15 grupe kriminale.  Janë hetuar 198 raste për korrupsion, derisa 145 raste prej tyre, janë raste te reja”, ka shtuar Qalaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Lajme
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Lajme
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi për rastin Sekiraqa, Zogaj kritik ndaj atyre që nxorën detaje nga raporti i panelit hetimor

Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi për rastin Sekiraqa, Zogaj kritik ndaj atyre që nxorën detaje nga raporti i panelit hetimor

Drejtësi
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit

Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit

Lajme
Prokurorët në orar të punës pinë alkool me të pandehur

Prokurorët në orar të punës pinë alkool me të pandehur

Drejtësi
Kalo në kategori